Lidhje


8 Marsi/ Lëvizja emancipuese e gruas në Europën e post Revolucionit Francez dhe ajo e grave në shoqërinë profetike të 1400 viteve më parë

Nga Alban Gorishti/Në fund të shekullit të 18-të gratë në Europë filluan të kërkonin gjithnjë e më shumë të drejta. Që në atë kohë ato filluan të merrnin pjesë në aksione revolucionare, sidomos në Francë ku pas revolucionit të 1789-ës, u përgatit mjedisi për të drejtat e njeriut, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe të drejtat e barabarta. Po ashtu në Gjermani, kaloi një gjysmë shekulli deri sa një numër i konsiderueshëm grash u politizuan dhe filluan të artikulonin kërkesat e tyre. E këto lëvizje me zhvillimin e revolucionit industrial mbushën Europën me parrulla të cilat luftonin për të drejtat e grave, madje edhe ato për pushtet, prej parrullave të asaj kohe ishte edhe "është jo vetëm e drejtë, por është edhe detyrë përfshirja në politikë dhe në gjithë aktivitetet sociale”.

Read more ...


URA E VEZIRIT mbi lumin Drin, Kukës.

Humbja e një vepre të jashtëzakonshme!

Thuhet se është vepra më e madhe inxhinierike e ndërtuar rreth viteve ‘70 të shek. XVII nga Perandoria Osmane, në Ballkan. 

Historia flet se e mori emrin “Ura e Vezirit” për nder të Mehmet Pashë Bushatit, Vezir i Shkodrës. Gjatë një udhëtim për në Kosovë u prit në një darkë nga paria e zonës, në shtëpinë e Halil Agë Sakatit.

Read more ...


Shndërrimi i pemëve në ujë, projekti kulturor i indigjenve të Andeve, i cili mbron ekosistemin nga ndryshimet klimaterike

Gjatë Festivalit Quenua Ryami, komunitetet indigjene në rajonin Cusco të Perusë mbjellin dhjetëra mijëra fidanë quenua në ditë në shpatet e pjerrëta të Andeve. Pemët Quenua janë me rritje të shpejtë, rezistente ndaj dimrave të ftohtë dhe mund të mbijetojnë në lartësitë deri në 4500 metra mbi nivelin e detit. Përveç përmirësimit klimaterik dhe parandalimit të erozionit, ajo që i bën këto pemë kaq të paçmueshme është aftësia e tyre për të ruajtur dhe filtruar ujin që ushqen burimet dhe moçalishtet në rrjedhën e poshtme. Ndërsa ndryshimet klimatike çrregullojnë sistemin e reshjeve në Ande, pemët po i ndihmojnë banorët dhe ekosistemet të bëhen më elastike, më të qëndrueshme.

Read more ...


10 këshilla praktike për të kapërcyer veset nëpërmjet stoicizmit / Ajo që Islami e ka quajtur "lëmia e purifikimit shpirtëror"

Stoicizmi, tradita e lashtë filozofike, ofron një thesar urtësish për të kapërcyer zakonet shkatërruese dhe sjelljet jo të shëndetshme Theksi pragmatik i stoicizmit mbi progresin përmes arsyes, disiplinës, vëmendjes dhe pranimit, ofron zgjidhje rrënjësore. Duke mësuar të dallojmë atë që mund dhe nuk mund të kontrollojmë, duke i dhënë përparësi vetë-zhvillimit mbi gjërat e jashtme, menaxhimin e pasioneve tona dhe më tepër, ne zhvillojmë mjetet për të kapërcyer ato vese që pengojnë potencialin tonë.

Read more ...


Ja çfarë bën bulizmi te femijët

Kjo është vajza ime 6 vjeçe, e shtrirë në spital, për shkak të bulizmit.
Kjo është vajza ime me zemër të butë, që edhe pse është kaq keq, nuk dëshiron “t’i shkaktojë telashe askujt”. Kjo është vajza ime që nisi të mos hante fare, që e mirrte gjumi duke qarë dhe që ishte aq në ankth saqë zgjohej rreth 20 herë në orë natën.

Read more ...

XS
SM
MD
LG