Një stuhi gjeomagnetike pritet të godasë Evropën dhe SHBA-në
Një stuhi gjeomagnetike e nivelit G3 pritet të godasë Evropën dhe SHBA-në dhe se pas stuhisë do të shihen Dritat Veriore (Aurora Borealis), transmeton Anadolu.Sipas lajmit të uebfaqes "space.com", Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC) e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) ka bërë paralajmërim për një stuhi gjeomagnetike.SWPC njoftoi se ekziston mundësia e vëzhgimit të Aurora Borealis-it në gjerësinë e mesme të Tokës, në Evropë dhe SHBA, pas stuhisë gjeomagnetike që parashikohet të ndodhë gjatë ditës.