Lidhje


Shënohet sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

 

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Read more ...


Senati amerikan voton kundër masave që synonin të bllokojnë disa shitje të a"rmëve në I"zrael

Senati amerikan me shumicë dërrmuese mbrëmë hodhi poshtë tre rezoluta me të cilat do të ishin ndaluar disa nga shitjet e armëve sulmuese ndaj Izraelit në përgjigje të "mizorive të vazhdueshme" që po kryhen në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

 

Masat, të njohura zyrtarisht si 'Rezoluta të përbashkëta të mosmiratimit', u prezantuan nga senatori i pavarur Bernie Sanders. Ata do të kishin bllokuar një shitje në vlerë prej 774,1 milionë dollarë të municioneve të tankeve 120 mm, 61,1 milionë dollarë në predha mortajash me eksploziv të lartë 120 mm, si dhe 262 milionë dollarë në komplete JDAM.

Read more ...


Dalin detaje me foto, mësuesi p"ervers, mik me dimplomatët amerikanë

Mësuesi amerikan që filmoi veten duke përdhunuar dhe abuzuar me nxënësit e rinj dhe i postoi pamjet në internet, ishte mik me diplomatë amerikanë dhe madje ekspozohej para kamerave me ta. Janë zbuluar kështu detaje të reja për amerikanin pervers që prej kohësh ndodhet në Tiranë, ku Policia e Shtetit pranoi sot zyrtarisht se ai ka abuzuar me fëmijë të mitur.

 

David Ira Lang që shikoni në foto, 71 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit e cila tha sot se finalizoi pas disa muajsh hetime operacionin e koduar “Gjurma virtuale”. Lang akuzohet se prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. 71-vjeçari, shtetas amerikan, ishte me precedent penal jashtë Shqipërisë.

Read more ...


P"rocedohet për nxitje dh"une “Gazi M"ashtruesi” i TikTok-ut! 16-vjeçari që jeton në SHBA sh"okoi rrjetin me deklaratat për v"rasjen e Martin Camit

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht një 16-vjeçar që banon në SHBA, për nxitje të dhunës dhe urrejtjes, përmes një video në rrjetin social TikTok. Bëhet fjalë për një personazh të njohur mes adoleshentëve në rrjetin TikTok, ku mban emrin “Gazi Mashtruesi”.

 

16-vjeçari banon në SHBA, dhe ditën e djeshme, përmes një video në TikTok me një person që pretendon se është kushëriri i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cami, përdorni gjuhë nxitëse të dhunës, vrasjeve dhe urrejtjes. Ai shokoi rrjetet sociale me deklaratat e bëra duke përkrahur vrasësin e Martinit dhe më pas shprehu dëshirën për të kryer edhe ai një vepër të ngjashme.

Read more ...


Çka ndodh kur gazi rus për Evropën, përmes Ukrainës, ndalet?

Kompania energjetike e Austrisë, OMV, u informua nga prodhuesi rus i gazit, Gazprom, se ai do t’i ndalojë dërgesat e gazit natyror përmes Ukrainës për OMV-në nga 16 nëntori, pasi OMV-ja fitoi një rast arbitrazhi. Një punëtor ulet mbi rezervuarin e kamionit të tij pranë kullës së biznesit Lakhta Centre, selia e monopolit rus të gazit Gazprom në Shën Petersburg, Rusi, 27 prill 2022. Por, furnizimet me gaz rus në Evropë, përmes Ukrainës, mund të ndalojnë plotësisht nga 1 janari i vitit 2025, pasi marrëveshja aktuale pesëvjeçare të skadojë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG