Lidhje


Udhëheqësit dhe ligjvënësit e BE-së dënojnë sanksionet e Trump kundër ICC-së

Në nëntor të vitit të kaluar, ICC lëshoi ​​një urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me krimet e dyshuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza. Një urdhërarrest është lëshuar edhe për liderin e Hamasit, Mohammed Deif, transmeton Telegrafi.

 

Shtetet anëtare të gjykatës pritet të arrestojnë ata që përballen me një urdhërarrest nëse do të shkelnin në tokën e tyre – megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare nuk ka asnjë mënyrë për ta zbatuar këtë.

Read more ...


“Pse më b.ullizojnë mua?”, zbulohet letra e 15-vjeçares që u v.etëvar në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjirokastrën pasditen e djeshme, kur një 15-vjeçare i dha fund jetës duke u vetëvarur në banesën e saj. Familjarët kanë gjetur një letër të shkruar në anglisht, pa datë, ku vajza shprehte dhimbjen për shkak të bullizmit. “Pse më bullizojnë mua?”, shkruhej në letër, duke lënë të kuptohej se ndihej e sulmuar nga bashkëmoshatarët, një veprim ky që mund ta ketë çuar drejt aktit fatal.

 

Bazuar në dëshmi në redaksinë e "JOQ Albania", vajza mund të ketë qenë viktimë e bullizmit nga bashkëmoshatarët dhe keqtrajtimit nga disa mësues, sepse nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe ishte e ndrojtur. I njëjti burim bëri me dije se vajza ishte bullizuar që prej nisjes së gjimnazit.

Read more ...


BIRN: Edi Rama; SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet

BIRN/ Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro.

 

Në një ndryshim të menjëhershëm të kursit ndaj veprimeve të organeve hetimore, Rama ka kaluar nga ‘no comment’ në akuza të drejtpërdrejta ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke e konsideruar arrestimin e Veliajt si antikushtetues dhe akuzat ndaj tij si ‘roman policesk’.

Read more ...


3 skenarët/ Kush do ta marrë tani drejtimin e bashkisë së Tiranës

Këtë të hënë u arrestua me urdhër të SPAK, kryebashkiaku i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai dyshohet për korrupsion në 9 raste në bashkëpunim, si dhe për pastrim parash.

 

Prokuroria pretendon se, në cilësinë e kryebashkiakut, ai ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi, ndërsa në këmbim ka përfituar ryshfet përmes kompanive apo organizatave të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Read more ...


Veliaj në burg, masë sigurie për 5 oligarkët e Bashkisë Tiranë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është arrestuar ditën e sotme pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg".

 

Përveç arrestimit të tij, GJKKO ka caktuar edhe 6 masa të tjera sigurie: për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa është caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa për Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, masa "detyrim paraqitje".

Read more ...

XS
SM
MD
LG