Tentativa për g.rusht sh.teti në Damask

Zhurma e armëve u dëgjua në kryeqytetin sirian të Damaskut të shtunën në mbrëmje, ndërsa spekulimet u shtuan se një tentativë për grusht shteti ishte duke u zhvilluar. Rrjeti televiziv shtetëror i Agjencisë Arabe Siriane të Lajmeve (SANA) ishte jashtë transmetimit të shtunën mbrëma dhe faqet e internetit të gazetës në gjuhën arabe dhe angleze ishin gjithashtu të paarritshme. Shpërthime dhe të shtëna me armë u dëgjuan pranë shtabit të përgjithshëm dhe ndërtesës së medias shtetërore në kryeqytet.