Forcat i.zraelite shkelin ar.mëpushimin duke hapur z.jarr në Gazën qendrore, 1 palestinezë i v.rarë dhe 5 të p.lagosur

Një palestinezë është vrarë dhe pesë të tjerë, përfshirë një fëmijë, janë plagosur nga të shtënat izraelite në Rripin e Gazës, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit në enklavën palestineze, raporton Anadolu.
Një burim mjekësor bëri të ditur se një i ri u qëllua dhe u vra nga forcat izraelite në qendër të Rafahut në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Forcat e ushtrisë izraelite gjithashtu hapën zjarr ndaj një grupi civilësh të zhvendosur që prisnin të lejohen të kthehen në veri të Gazës, duke plagosur pesë persona, përfshirë një fëmijë.