Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në burg Arben Meskutin, i akuzuar për grup kriminal

Kërkuesi Arben Meskuti me datë 20.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së efektit (shuarjes) së masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 1313, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe masës së sigurimit pasuror caktuar me vendimin nr. 4448, datë 18.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak se këto masa sigurimi nuk janë vendosur brënda 10 ditëve nga Gjykata kompetente; 2. Heqjen e menjëhershme të tyre, bazuar në nenet 88 dhe 262 të Kodit të Proçedurës Penale”.