Lidhje


Urdhërarresti i parë lidhur me atentatin ndaj Nord Stream

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner theksoi të mërkurën, se rezultatet e deritanishme të hetimeve lidhur me atentatin kundër Nord Stream nuk ndryshojnë ndihmën që Gjermania i jep Ukrainës. Kjo nuk ndryshon "asgjë në faktin që Rusia nisi një luftë në shkelje të së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës", tha Büchner.

Gati dy vjet pas atentateve me lëndë shpërthyese kundër gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik, Prokurori i Përgjithshëm Gjerman, Jens Rommel ka lëshuar urdhërarrestin e parë kundër një personi të dyshuar. Sipas informacionene të televizionit ARD, gazetës "Süddeutsche Zeitung", SZ dhe Die Zeit bëhet fjalë për një ukrainas me emrin Volodymyr Z., që së fundmi ka qëndruar në Poloni. Edhe dy nënshtetas të tjerë ukrainas, mes tyre një femër, janë në mesin e të dyshuarve.

Read more ...


Aktivistët e klimës paralizojnë aeroportet në Gjermani

Vetë organizata aktivistes e klimës, "Brezi i fundit" bëri të ditur, se nga dy aktivistë të saj kanë depërtuar në aeroporte brenda territorit të fluturimit të avionëve. Edhe në aeroportin e Shtugartit është përgatitur një aksion proteste. Sipas organizatës bëhet fjalë për një "rezistencë paqësore", dhe se nuk janë prekur pistat e ngritjes dhe zbritjes së avionëve, por anëtarët e saj janë ngjitur në pista të tjera ku lëvizin avionët.

 

Një zëdhënës i aeroportit Köln-Bonn tha, se disa persona ishin futur në territorin e aeroportit ku kryhen fluturimet. Policia federale bëri fjalë për tre persona, që kishin depërtuar në aeroport. Sipas të dhënave të policisë ishte prerë një gardh rrethues i aeroportit.Kurse puna në aeroportin BER në Berlin ka rifilluar, bëri të ditur radioja rbb. Protestuesit janë larguar nga territori i aeroportit dhe janë ndaluar përkohësisht nga policia. Ata duhet të llogarisin me padi për prishje të rendit publik, dëmtime dhe ndërhyrje e rrezikshme në trafikun ajror.

Read more ...


''Thanas po digjem'', fjalët e fundit të 65-vjeçares që u dogj në fabrikën ku punonte në Greqi

Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e zjarreve që përfshinë Greqinë ditët e fundit.

65-vjeçarja u gjet e vdekur në banjën e biznesit ku punonte, ku ishte futur për tu mbrojtur, por ishte e kotë. Biznesi thuhet se u përfshirë nga flakët nga një pishë që digjej.Nadia, e cila ishte me origjinë nga Moldavia, kishte më shumë se 20 vite që punonte në fabrikën Patima Chalandriu.

Read more ...


Ushtria izraelite vrau një palestinez dhe hodhi në erë shtëpitë e dy të burgosurve palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite vrau një palestinez dhe hodhi në erë shtëpitë e dy të burgosurve palestinezë me eksploziv gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore palestineze, ushtarët izraelitë që bastisën kampin e refugjatëve Al-Amari në Ramallah, hapën zjarr dhe qëlluan në gjoks palestinezin, Mutaz Sarsur. I riu palestinez, i cili u dërgua i plagosur në spital, nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë.Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 624.

Read more ...


Balena gëlltit dy vajza në Kaliforni dhe më pas i nxjerr jashtë

Julie McSorley dhe Liz Cottrell po vëzhgonin balenat në brigjet e Avila Beach në Kaliforni, kur u trembën nga një balenë me gungë, duke i bërë të binin nga kajakët e tyre.Videoja tregon se balena gëlltit dy kajakët dhe dy vajzat dhe më pas ajo i nxjerr jashtë disa sekonda më vonë.

 

McSorelli tregoi përvojën e saj në një intervistë: "Pashë një tufë të madhe peshqish dhe një top të madh karremash që dilte nga uji. Më pas pashë balenën që po afrohej dhe papritmas isha në ujë."

Read more ...

XS
SM
MD
LG