Lidhje


Kaluan në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, Rusia shpall në kërkim 6 gazetarë

Ministria e brendshme ruse ka vendosur gjashtë gazetarë të huaj në listën e personave të kërkuar për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit për të raportuar mbi zhvillimet në rajonin e Kursk pas sulmit të forcave ukrainase në anën tjetër të kufirit, njoftoi të enjten agjencia e lajmeve TASS.

 
Agjencia ruse e sigurisë FSB njoftoi muajin e kaluar se ka hapur hetimet penale ndaj disa gazetarëve, përfshirë ndaj një korrespondenti britanik të rrjetit amerikan televiziv CNN, një gazetari të medias gjermane Deutsche Welle, një gazetareje të televizionit publik Italian RAI dhe tre ukrainasve që punojnë për kanalin televiziv 1+1.

Read more ...


Ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly: Ne nuk do të dërgojmë më asnjë armë apo mjet që i ngjason asaj në Gaza. Pikë.

Kanadaja do të ndalojë të gjitha dërgesat e armëve në Izrael, njoftoi Ministrja e Jashtme Melanie Joly të martën një ditë pasi Dhoma e Komunave miratoi një mocion jodetyrues për të ndaluar shitjet e armëve. Ministrja e Jashtme e Kanadasë Melanie Joly ka njoftuar pezullimin e 30 lejeve të shitjes së armëve në Izrael dhe anuloi një marrëveshje me një kompani amerikane për furnizimin e municioneve të prodhuara nga Quebec për Izraelin.

 

Kjo pason pezullimin e shitjeve të armëve nga Mbretëria e Bashkuar ndaj Izraelit duke përmendur 'rreziqet e qarta' të shkeljeve të ligjit ndërkombëtar, ndërsa ajo vazhdon sulmin e saj në Gaza.

Read more ...


‘Dronët thyejnë sigurinë’/Ja çfarë u hodh brenda burgut të Peqinit!

Burime jo zyrtare kanë bërë me dije se kamerat e sigurisë së IEDP Peqin kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni. Sektori i sigurisë së burgut të Peqinit sapo ka konstatuar fluturimin e dronit afër rrethimit, ka njoftuar policinë për marrjen e masave, pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEDP Peqin në afërsi të kalçetos.

 

Nga kontrollet e imtësishëm të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë gjetur 2 telefona, 8 fisha karikuesi, 33 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Read more ...


Kulmi i hipokrizisë! Presidenti i një vendi që po bën ho"lokaust viziton memorialin e H"olokaustit/Kjo së bashku me njeriun që po bën "H"olokaust" urban dhe social.Veliaj presidentit I"raelit: E shkuara nuk harrohet

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, vizitoi memorialin e Holokaustit në parkun e Liqenit Artificial. Vizita aty kishte qëllim përkujtimin dhe nderimin e viktimave, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

 

Erion Veliaj: Sot përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë njerëzore, shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Gabimet e së shkuarës nuk duhen përsëritur. ‘Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë’, – ka shkruar, George Santayana. Pavarësisht nëse je kryetar bashkie, president, ambasador, madje edhe tregtar i thjeshtë… duhet të kuptojmë se ato që themi sot, ndoshta nuk shkaktojnë vërtet përçarje apo përplasje fizike të atëçastshme, por në afatgjatë, e helmojnë shoqërinë.

Read more ...


Përsëri skandali i Onkologjikut/Dalin bisedat e reja të mjekëve, të sëmurët me kancer 2 muaj pa ilaçe

Gazetari Osman Stafa ka publikuar ditën e sotme një pjesë tjetër të bisedave në grupin e mjekëve të spitalin Onkologjik të QSUNT-së, ku konfirmohhet mungesa e barnave për të sëmurët me sëmundje tumoriale. Në biseda del mungesa e kimiove në Onkologjik, si dhe mungesa e dy ilaçeve, ku iu kërkohet mjekëve që të mos ua rekomandojnë pacientëve. Mungesa e barnave për sëmundjet jetike në spitalet tona është një problem që vazhdon prej vitesh, teksa Qeveria merret me propagandë dhe kërkon që fajin tua lërë mjekëve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG