Rusët mizorë, ekzekutojnë ushtarët e dorëzuar ukrainas

Numri i ekzekutimeve të ushtarëve ukrainas nga forcat ruse, menjëherë pas dorëzimit të tyre, po rritet vazhdimisht sipas një raportimi të CNN, që ka publikuar edhe një video të rastit të fundit të regjistruar javën e kaluar në rajonin e Pokrovsk.
Burimet e inteligjencës ushtarake ukrainase i dhanë CNN një listë me 15 ekzekutime të burgosurish që nga nëntori 2023, shumica e të cilave u konfirmuan nga përgjimet video dhe audio të siguruara nga dronët.