Ivica Daçiq shpall me krenari: Vramë shqiptarin Faton Hajrizi

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se vrarësi i policit serb, Faton Hajrizi, është likuidur.Faton Hajrizi për më shumë se 30 orë ishte në arrati pasi e kishte vrarë policin serb dje pas mesnate.Hajrizi dyshohet se është vrarë afër Loznicës, vendit ku e kreu krimin.Që nga mbrëmë në orët e para të mëngjesit, Hajrizi është në kërkim të shtetit serb, pasi është shpallur si i dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri. Gjatë tërë ditës, Nacionale ka raportuar në lidhje me këtë temë.