Lidhje


Dëmtoi shenjat e trafikut, arrestohet një shtetas i Serbisë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Serbisë në Leposaviq pasi dyshohet se ka dëmtuar dy shenja të trafikut. “VANDALIZËM- Leposaviq / 16.03.2024  01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.” Në raportin ditor është bërë e ditur se me vendim të gjyqtares i dyshuari është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.

Read more ...


Shqipëria e ekstremeve, dikush bën abort selektiv e dikush vret në mënyrë të llahtarshme foshnjen e vet/ Krujë 42 vjeçarja ka hedhur në lumin Tapizë foshnjen e sapolindur

Një ngjarje tronditëse është shënuar ditën e sotme në Krujë, ku një 42-vjeçare pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj e ka futur në qese dhe e ka hedhur në lumin Tapizë.

42-vjeçarja e ka lindur fëmijën në kushte shtëpie, ndërsa askush nuk e dinte se ishte shtatzënë. Madje edhe bashkëshorti i saj para uniformave blu është shprehur se nuk e ka ditur që gruaja ishte shtatzënë. 42-vjeçarja nënë e pesë fëmijëve, pas lindjes ka shkuar në spital pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore, ku mjekët kanë zbuluar se gruaja s’kishte shumë orë që kishte lindur.

Read more ...


Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme të ndërsjella/Sulmet në Odesa lanë të vrarë 21 persona

Sulmet me raketa të Rusisë në qytetin port Odesa në Ukrainë lanë të vrarë 21 persona, mes tyre pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit, thanë zyrtarët ukrainas. Më shumë se 70 të tjerë mbetën të plagosur pasi dy raketa balistike goditën një qendër banimi në këtë qytet. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një video të publikuar të premten në mbrëmje u zotua se Kievi do të “përgjigjet siç duhet” ndaj sulmit. Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus Belgorod tha sot se si pasojë e sulmeve ukrainase në qytet vdiqën dy persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

Read more ...


Mjekët në Gaza: Nënat nuk kanë qumësht për t’i ushqyer foshnjat

Kombet e Bashkimit thonë se janë vetëm 20 fëmijë në Gazë kanë vdekur nga uria dhe mjekët thonë se një numër i madh i tyre është i sëmurë nga sëmundjet e rënda fizike dhe mendore.  Korrespondentët e Zërit të Amerikës nga Stambolli dhe Rafah në Rripin e Gazës përgatitën materialin. Fëmijët në Gazë nuk kanë shkuar dot në shkollë që kur filloi lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, por prindërit këto thonë se aktualisht ky është problemi më i vogël me të cilin përballen. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mbi 12 mijë fëmijë kanë vdekur gjatë luftës dhe 20 të tjerë nga uria javët e fundit. Mbi 17,000 të tjerë kanë humbur ose janë ndarë nga prindërit.

Read more ...


Dhuna në Lituani ndaj ndihmësit të Navalny, Kremlini nuk e komenton por i përgjigjet akuzave të presidentit lituanez

Kremlini nuk pranoi të komentojë mbi një sulm me çekiç ndaj ndihmësit të Alexei Navalny, Leonid Volkov, në Lituani. Volkov u sulmua pranë shtëpisë së tij në Vilnius, duke i shkaktuar hematoma të shumta.Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se sulmi ishte qartësisht i para planifikuar dhe tha se askush nuk kishte frikë nga presidenti Vladimir Putin në vendin e tij. Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me deklaratat e kreut të shtetit lituanez, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putinit nuk do që t’i kenë frikë, por të respektohet dhe të dëgjohet.

Read more ...

XS
SM
MD
LG