Trafikoi qindra njerëz me varka nga Franca në Angli, dënohet me 10 vite burg i riu shqiptar

Arrestohet për herë të dytë një 24-vjeçar shqiptar në Angli. Mësohet se Eglantin Doksani 24 vjeç, është përgjegjës për transportimin e qindra njerëzve nëpër Kanal me varka të vogla gjatë vitit 2022.Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) identifikuan Doksanin si bashkëpunëtor të Hewa Rahimpur, një nga drejtuesit e një bande të përfshirë në lëvizjen e rreth 10,000 njerëzve në MB. Iraniani Rahimpur u arrestua nga NCA në lindje të Londrës në vitin 2022 dhe u ekstradua në Belgjikë për t’u përballur me gjyqin.Ai u la në burg për 11 vjet tetorin e kaluar. Doksani veproi si agjent për migrantët, duke ndërmjetësuar hapësirat në varkat e operuara nga rrjeti i Rahimpurit dhe të tjerë.