Lidhje


Protestuan kundër çetës së hajdutëve të Veliajt, 3 të arrestuar

Tre protestues janë arrestuar pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës. Ata akuzohen për veprat penale “kundërshtim të punonjësve të policisë” si dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”.Sipas raportimeve të fundit disa protestues të tjerë janë proceduar penalisht. Kryebashkiaku Erion Veliaj duket shumë i shqetësuar dhe për këtë arsye vënë në shërbim të bandës së hajdutëve të ‘5D’ edhe Taulant Ballën, i cili ka rritur numrin e policëve të cilët diten e djeshme u detyruan të mbrojnë “korrupsionin galopant” që ushtrojnë titullarët e tyre në bashkinë e kryeqytetit.

Read more ...


Mjekët japonezë padisin Google Maps për shkak të vlerësimeve të këqija

Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injorim të vlerësimeve të këqija për klinikat e tyre. Kjo është padia e parë e këtij lloji në Japoni.

 

Mjekët po kërkojnë dëmshpërblim nga kompania Google në vlerë prej 9.000 dollarësh, duke synuar që ta mbajnë përgjegjës titanin amerikan të teknologjisë për mosveprim ndaj vlerësimeve.

Read more ...


Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike /Protesta e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë Tiranë, reagon SHBA dhe BE

Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri kanë reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë Tiranë.

 

Përmes një postimi në platformën X të ambasadës amerikane dënohen aktet e dhunës “gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës”, ndërsa u bëhet thirrje “aktorëve politikë të përgjegjshëm të refuzojnë çdo formë dhune”.

Read more ...


Dubai detyrohet të mohojë se modifikimi i motit dhe ‘mbjellja e reve’ shkaktuan përmbytjet masive që paralizuan qytetin

Zyrtarët që kontrollojnë operacionet e ‘mbjelljes së reve’ pranuan se kanë manipuluar motin disa herë gjatë javës në Dubai, shkruan rrjeti britanik The Sun. Prandaj autoritetet janë detyruar të mohojnë se përmbytjet e tmerrshme që paralizuan qytetin, janë shkaktuar nga operacionet famëkeqe të ‘mbjelljes së reve’ me avionë. Mesatarja e një viti reshje, ra për 24 orë në qytet duke përmbytur rrugë, shkolla e dyqane. Aeroportet u mbytën dhe një person humbi jetën mes kaosit. Emiratet e Bashkuara Arabe janë mbështetur prej dekadash në fenomenin gjeo-inxhinierik të mbjelljes së reve me substanca kimike për stimulimin e reshjeve të shiut.

Read more ...


Vetvrasja në moshat e shtyra fenomen shqetësues/71-vjeçari i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

Një 71-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasditen e djeshme, teksa dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gojan i Vogël. “Mbasditen e sotme, shtetasi N. N., 71 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor”, njofton policia. Janë bërë disa raste në vendin tonë ku të moshuar i japin fund jetës së tyre ndoshta për shkak të vetmisë, depresionit, varfërisë e cila po penalizon shtresën më të dobët të shoqërisë sonë. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG