Pas Danimarkës edhe Austria dëshiron të dërgoj të burgosurit në Kosovë, reagon KMDLNj: A po bëhet Kosova burg i madh ndërkombëtar?!

Hakerët rusë sulmojnë faqet e internetit të kryeministres italiane si dhe faqet e institucioneve të Kosovës, atë të Presidencës dhe Kryeministrisë

“Çunat” e El Chapo’s, ortakë në fermën e Xarrës në Butrint me “çunat” e Albstar; si iu dha 100 ha tokë

Që prej 2013-ës, duket janë krijuar terrene dhe mundësi, për kartelin mafioz meksikan ‘El Chapo’, që të futej në Shqipëri me biznese pastrim parash duke marrë asete nga shteti, nëpërmjet anëtarëve të saj si Besnik Lulaj nga Vlora.
Deri tani, “Pamfleti” ka publikuar dokumente zyrtare, që vërtetojnë se ata janë pajisur me licenca për dy kazino në Vlorë e Tiranë; leje për resort me “5 Yje”, “Marina Bay” ngjitur me vilën qeveritare në Vlorë, e madje duke grabitur pjesë nga territori i saj.
Rama nuk tërhiqet nga takimi me shqiptarët në Greqi. Media greke: Përkon me datën e arrestimit të Belerit

Pakënaqësia e Athinës për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Greqisë, nuk ka ndikuar te kreu i qeverisë shqiptare, që nuk e ka ndryshuar axhendën.Këtë të shtunë, Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se më 12 maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.“Në 12 Maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë, “Krenar për Shqipërinë”, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim’, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Argjentinasja “vlonjate”, Monika erdhi si turiste dhe vendosi të punojë në qytetin bregdetar

Monika Gonzales është 30 vjec dhe vjen nga Argjentina. Prej kohësh ajo jeton dhe punon në në qytetin e Vlorës duke sjellë dhe kulturën e kuzhinës latino – amerikane. Monikën e gjejmë duke bërë pica, 30-vjeçarja flet disa gjuhë, spanjishten, anglishten, por dhe italisht. Në gjuhën e nënës zgjedh të na tregojë për jetën e saj të re.
“Erdha për herë të parë si turiste, dhe gjeta një vend të bukur me det, male dhe së fundi gjeta një mundësi për të punuar tek një Restorant në Vlorë. U mundova të sjell në këtë restorant kulturën latino amerikane të gatimit, me pjata tipike të Argjentinës për të ofruar pjata të ndryshme klientëve të restorantit tonë”.