Lidhje


Greqia e quan provokim nderimin që presidenti Begaj i bëri çamëve në Konispol: Sfidë e re nga Tirana!

Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, një ditë më parë në Konispol, ku ndër të tjera mori pjesë edhe në eventin për “gjenocidin çam”, dukshëm nuk është pritur mirë nga shteti fqinjë, pasi akuzojnë qeverinë tonë për nacionalizma të palejueshme të kohëve të shkuara, duke prekur çështjen çame.

Media greke Protothema i ka kushtuar kësaj vizite një artikull, teksa shkruan se çështja çame po përdoret nga kryeministri Edi Rama si një kundërpërgjigje ndaj zhvillimeve të Fredi Belerit.Sipas kësaj media, pas lejes pesë ditore të siguruar për Fredi Belerin, në mënyrë që ky i fundit të bëjë betimin e tij si eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Evropian, Tirana shfaq “humorin e saj”, duke e ngritur çështjen çame në nivelin më të lartë.

Read more ...


Pjetër Shala dënohet me 18 vjet heqje lirie për krime lufte

Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte me seli në Hagë, e dënoi të martën me 18 vjet heqje lirie ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala nën akuzat për krime lufte.

Gjykata e shpalli fajtor zotin Shala për veprat burgosje e paligjshme, torturë dhe vrasje në bazë të akuzës së ngritur me 12 qershor të vitit 2020, sipas së cilës “krimet u kryen përafërsisht midis 17 majit të vitit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Read more ...


Atentati ndaj Donald Trump, Elon Musk: Shefja e Shërbimit Sekret duhet të japë dorëheqjen

Miliarderi Elon Musk, ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump,  ku ka akuzuar oficerët e Shërbimit Sekret si përgjegjës. Duke synuar drejtoreshën e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle, në lidhje me incidentin, ai shkroi në X: “Pra, para se të ishte përgjegjëse për mbrojtjen e Presidentit, ajo ruante çantat e Cheetos”. Musk gjithashtu mbështeti Trumpin dhe postoi në platformën e mediave sociale: “Unë mbështes plotësisht Presidentin Trump dhe shpresoj për shërimin e tij të shpejtë”. Kimberly është Drejtoresha e 27-të e Shërbimit Sekret Amerikan, e betuar në detyrë më 17 shtator 2022. 

Read more ...


Greqia fiku zjarret në Shqipëri me 2 avionët e saj

Ndërsa vendi ynë prej ditësh është përfshirë në betejë me zjarret, Greqia ka dëruar katër avionë për shuarjen e flakëve të martën dhe të mërkurën për të ndihmuar në luftimin e një zjarri masiv të shtrirë në zonat pyjore në jug të vendit.

 

Dislokimi u organizua nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile pasi Shqipëria kërkoi ndihmë.Greqia siguroi dy avionë PZL të martën dhe dy avionë Canadair CL-415 të mërkurën.

Read more ...


Presidenti Erdoğan dënon atentatin ndaj Trump-it

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke shprehur urimet e tij më të përzemërta për një shërim të shpejtë, transmeton Anadolu.

 

“Dënoj fuqishëm atentatin ndaj presidentit të 45-të të SHBA-së dhe kanditatit për presidentit, z. Donald Trumo”, tha Erdoğan.Erdoğan shprehu urimet e tij të përzemërta për shërbimin e Trump-it, duke shprehur solidaritetin me ish-presidentin amerikan, familjen dhe të dashurit e tij.

Read more ...

XS
SM
MD
LG