Vetëm tek ne antarët e Feto-s paguajnë imamë dhe uzurpojnë xhamia / Operacion i policisë në 14 provinca turke, arrestohet i dënuari i FETO-s

Një i dënuar i FETO-s është arrestuar në qytetin turk të Eskişehirit në kuadër të një operacioni që u krye njëkohësisht në 14 provinca, raporton Anadolu. Në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Inteligjencës së Sigurisë dhe Departamentin Kundër Terrorizmit, ekipe nga Drejtoria Kundër Terrorizmit morën pjesë në një operacion të organizuar nga departamentet e policisë provinciale në 14 provinca në të gjithë Türkiyen. Në operacion u arrestua i dënuari i arratisur me inicialet H.A., i cili u dënua me 6 vjet e tre muaj burg për veprën penale të "anëtarësimit në organizatën e armatosur terroriste FETO" dhe për të cilin ishte lëshuar urdhër arresti.