Lidhje


Vrasja e kryefamiljarit në Durrës, policia: Të arrestuar tre fëmijët, në hetim gruaja! Djali dhe vajza, bashkëautorë në krim! Fëmija i tretë i ndihmoi

2janë autorët e vrasjes së Pëllumb Metës, sipas policisë. Djali dhe vajza, Hysen dhe Hygerta Meta, bashkëautorë. I arrestuar është dhe djali i tretë i viktimës Amarildo Meta, i cili i ka ndihmuar, thotë policia. “Nga hetimet konkluduam se më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukjen e një personi per me krim në familje. U gjet trupi i viktimës i varrosur në ambientet e brendshme të banesës së viktimës. Ekspertiza konkludoi vrasjen e tij me armë zjarri. Nga të gjithë provat e siguruara u gjendën provat dhe arrestuam Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim. Amarildo Meta 22 vjeç është arrestuar i cili me veprimet e tij ka ndihmuar në këtë krim", njofton policia e Durrësit në një konferencë për shtyp.

Read more ...


Horror në Durrës/ “Do më fejonte me zor”, vajza vret babain dhe e gropos në oborrin e banesës

Horror në Shënavlash të Durrësit! Vajza ka vrarë babain e saj dhe më pas e ka varrosur në oborrin e banesës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në datë 13 shkurt, rreth orës 22:30, shtetasi me inicialet H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se e bija e 50-vjeçarit fshihej pas ngjarjes. Kjo e fundit kishte vrarë me armë zjarri në banesë, dhe më pas trupin e tij e kishte groposur në oborr. Shkak thuhet se është bërë një konflikt mes vajzës dhe babait, pasi ky i fundit kishte dashur të fejonte 19-vjeçaren.

Read more ...


BE nis hetim ndaj TikTok. Dyshime se ka shkelur detyrimet për mbrojtjen e të miturve

Komisioni Europian nis hetimet ndaj TikTok, një prej rrjeteve më të mëdhenj socialë në botë, pasi dyshohet për shkelje të rregullave për mbrojtjen e fëmijëve përballë rreziqeve që u kanosen atyre në internet. Komisioneri i Bashkimit Europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton mori këtë vendim pasi analizoi raportin ku vlerësohen rreziqet që vijnë nga videot e shkurtra, mbi bazën e të cilave funksionon ky rrjet social. “Hetimet për TikTok-un i nisim pas dyshimeve për shkelje të transparencës dhe detyrimeve për mbrojtjen e të miturve që kanë të bëjnë me varësinë e qëndrimit para ekranit, kufizimin e kohës para ekranit, efektin e “gropës thithëse”, verifikimin e moshës dhe përzgjedhjen e kushteve të privatësisë”, tha ai. 

Read more ...


Hakmarrje për Avdiivka, masakër në bazën ruse: Ukraina përdor raketat amerikane

Hakmarrja serviret e ftohtë dhe rendësinë e kësaj shprehje duket se dinë më mirë forcat e ushtrisë së Ukrainës. Kievi nuk e ka vonuar aspak hakmarrjen për pushtimin rus të Avdiivka-s, duke shkaktuar një masakër në kampin e trajnimit rus pranë Trudivske, në Donjetsk. Si pasojë e sulmit ukrainas me raketat e lëshuara nga sistemi amerikan Himars, raportohet se 65 ushtarë rusë të rreshtuar në formacionin e paradës kanë vdekur. Hakmarrja serviret e ftohtë dhe rendësinë e kësaj shprehje duket se dinë më mirë forcat e ushtrisë së Ukrainës.

Read more ...


Kryeministri Rama mbërrin në Turqi / Cila është arsyeja e vërtetë e ftesës?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Turqi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu. Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale videon nga mbërritja në aeroportin e Ankarasë, ndërsa është pritur nga zyrtarë turq dhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Ankara. Më pas, kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në mauzoleun Anıtkabir të themeluesit të Republikës së Turqise, Mustafa Kemal Atatürk, në Ankara, ku ka vendosur kurore lulesh në mauzole.

Read more ...

XS
SM
MD
LG