Lidhje


Turqi, arrestohen 6 të dyshuar se kanë informuar inteligjencën kineze për ujgurët

Forcat turke të sigurisë arrestuan të martën 6 persona që dyshohen se i kanë dhënë informacione inteligjencës kineze për individë dhe grupe etnike ujgure në Türkiye, raporton Anadolu. Burimet gjyqësore thanë se operacioni në Istanbul ishte pjesë e një hetimi për terrorizëm dhe krim të organizuar, i cili konstatoi se 7 të dyshuar kishin mbledhur informacione për njerëzit dhe organizatat me origjinë nga Rajoni Autonom Xinjiang Ujgur i Kinës. Urdhër-arrestet u lëshuan për të dyshuarit që u zbuluan nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) se kanë ndarë informacionin që kishin mbledhur me inteligjencën kineze.

Read more ...


Plani i Izraelit për Al-Aksan në Ramazan është krim dhe shkelje e të konventave ndërkombëtare

Plani i Izraelit për të kufizuar palestinezët nga hyrja në xhaminë Al-Aksa gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit është pasqyrim i krimeve sioniste dhe luftës fetare të zhvilluar nga elementë radikalë të qeverisë izraelite kundër popullit palestinez, tha Hamasi të dielën. Grupi palestinez i rezistencës e ka kritikuar njoftimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për qëllimin e tij për të kufizuar qasjen e palestinezëve në vendin e tretë më të shenjtë të muslimanëve gjatë Ramazanit. Ata kritikuan miratimin e Netanyahut ndaj thirrjes së ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir për të ndaluar palestinezët nga Al-Aksa gjatë Ramazanit, duke thënë se ishte një "shkelje e lirisë së adhurimit" në xhaminë e shenjtë.

Read more ...


Ushtruan dhunë ndaj 30-vjeçares, e pësojnë keq dy gra në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Konkretisht nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset M. N., 72 vjeçe dhe D. N., 42 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj një 30-vjeçareje (familjare e tyre). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. E., 61 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, pasi ka djegur një sipërfaqe toke.

Read more ...


Rrjetet sociale problem konstant /Dhunonte gruan, policia kap 29-vjeçarin në Fier: I shpërndau në rrjetet sociale një video intime të saj

Informacioni i policisë:Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit nga një shtetase 27 vjeçe se bashkëshorti i saj kishte ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike dhe për këtë arsye kjo shtetase ishte larguar tek prindërit në Kosovë, organizuan punën për kapjen e tij.

Read more ...


Eksperti kërcënohet pasi denoncon vjedhjet on line nga platformat sociale dhe jo vetëm

“Vazhdo jepi gojës, dhe do gjesh kufomën e djalit tënd”-ishte mesazhi kërcënues që ka marrë eksperti i IT-së Gent Progni në platformën që ai vetë ka ngritur për personat që të mos kenë frikë nga kërcënimet. Në studion e Top Story, i përlotur, eksperti tregoi se është kërcënuar për të tretën herë, madje edhe bashkëshortes i kanë vendosur një GPS në automjet. Ky është kërcënimi I tretë, më është vendosur edhe një GPS në makinën e bashkëshortes”-deklaroi eksperti.

Read more ...

XS
SM
MD
LG