Lidhje


Ministri i Mbrojtjes, Gallant: Izraeli nuk e njeh autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant pas kërkesës që kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan bëri për arrestimin e tij dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “Nuk e njohin autoritetin e GJNP-së”, transmeton Anadolu.

 

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se Gallant ka mbrojtur idenë se sulmet në Rripin e Gazës ku Izraeli ka vrarë mbi 35 mijë civilë dhe ka plagosur rreth 80 të tjerë që nga 7 tetori, janë në “përputhje me ligjin ndërkombëtar” dhe se ata janë krenarë për ushtrinë e tyre.

Read more ...


Droni turk Akıncı kthehet në Turqi pas misionit të tij për gjetjen e rrënojave të helikopterit të presidentit iranian

Droni turk Akıncı, që lokalizoi rrënojat e helikopterit që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe delegacionin e tij, u kthye në Turqi, raporton Anadolu.Përpara se të ulej në bazën e tij, droni përshkroi në ajër formën e gjysmëhënës dhe yllit, flamurit turk.Në aplikacionin FlightRadar24 shihet se droni Akıncı përfundoi me sukses misionin e tij në Iran dhe u kthye në shtëpi, ndërsa përshkroi gjysmëhënën dhe yllin në rrugën në qiell përpara se të ulej në bazën e tij në Van.Droni Akıncı, të cilin Turqia e caktoi për aktivitetet e kërkimit pas rrëzimit të helikopterit që transportoi presidentin dhe disa zyrtarë iranianë, zbuloi burimin e nxehtësisë që vlerësohej se mund të ishin rrënojat e helikopterit si dhe ndau koordinatat e tij me autoritetet iraniane.

Read more ...


Erdoğan: Turqia do të mbajë ditë zie kombëtare për presidentin iranian Raisi

Turqia do të mbajë një ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi, tha presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu. “Ne kemi vendosur të shpallim një ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit Raisi”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara. Duke vënë në dukje rolin e Turqia në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit për Raisin pasi dolën lajmet për rrëzimin e helikopterit me të cilin po udhëtonte presidenti iranian, Erdoğan tha: “Një dron Bayraktar Akinci kreu 7,5 orë aktivitete kërkimi dhe skanimi në rajon, pavarësisht kushteve të vështira të motit, dhe fluturoi gjithsej 2.100 kilometra”, shtoi ai, duke iu referuar mjetit ajror pa pilot të prodhuar në Turqisë.

Read more ...


OKB: Mbi 810 mijë palestinezë detyrohen të migrojnë nga Rafah për shkak të sulmeve izraelite

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se në dy javët e fundit më shumë se 810 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës, që është objektivi i ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu.

 

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në deklaratën e saj në platformën e mediave sociale X dha informata rreth palestinezëve që u detyruan të migrojnë për shkak sulmeve izraelite.

Read more ...


ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan, ku humbën jetën 3 turistë spanjollë

Grupi militant ‘Shteti Islamik’ (IS) e mori përgjegjësinë më 19 maj për një sulm me armë zjarri ndaj turistëve në provincën Bamiyan në Afganistan. Tre turistë spanjollë u vranë dhe së paku një tjetër u plagos në sulmit që ndodhi më 17 maj, konfirmoi Ministria e Jashtme e Spanjës.

 

Abdul Matin Qane, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të udhëhequr nga Qeveria talibane, tha se katër persona janë arrestuar si të dyshuar për sulmin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG