Më e vjetra e motrave Hadid krijon kompani filmash për palestinezët

Alana Hadid, motra e modeleve amerikano-palestineze me famë botërore Bella dhe Gigi Hadid, ka krijuar një kompani të quajtur "Watermelon Pictures", të cilën ajo e përshkroi si "një organizatë të pavarur të shpërndarjes, prodhimit dhe financimit të filmit për palestinezët".
Sipas Deadline, një faqe e njohur për lajmet e Hollivudit, Hadid njoftoi se do të drejtonte një kompani të re të prodhimit dhe shpërndarjes së filmit.