Monday, 22 April 2024 09:31
H5N1 është patogjeni i gripit që ka më shumë gjasa të shkaktojë një pandemi të re në të ardhmen e afërt, sipas shkencëtarëve kryesorë.
Një sondazh ndërkombëtar, që do të publikohet fundjavën e ardhshme, do të zbulojë se 57 për qind e epidemiologëve besojnë se lloji i virusit të gripit do të jetë shkaku i shpërthimit të ardhshëm global të sëmundjes infektive vdekjeprurëse, raporton “Guardian”.
Read more ...
Sunday, 21 April 2024 14:08
Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në një bisedë me Anadolu ka vlerësuar mbështetjen e presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, për kauzën e Palestinës.
“Deklarata e presidentit Erdoğan gjatë takimit të grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ku e përshkroi Hamasin si lëvizje kombëtare çlirimtare dhe e krahasoi atë me Kuva-yi Milliye, është padyshim një burim i krenarisë për ne dhe popullin palestinez”, tha Haniyeh për Anadolu, pas takimit të tij me presidentin Erdoğan në Istanbul.
Read more ...
Saturday, 20 April 2024 21:10
SHBA ka bllokuar një ofertë palestineze për t’u njohur si një shtet anëtar me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara (OKB).Sipas mediave të huaja, 12 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB ishin pro, Britania dhe Zvicra abstenuan, por Amerika vuri veton ndaj mocionit.
SHBA tha se ende mbështeste fuqishëm një zgjidhje me dy shtete, por sipas saj “ajo do të vijë vetëm nga negociatat e drejtpërdrejta midis palëve”. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e quajti veton e SHBA “të padrejtë, joetike dhe të pajustifikuar”.
Read more ...