Kafshëri në Indi/Çifti i turistëve influencer rrihen dhe përdhunohen nga 7 vetë

Autoritetet thanë të shtunën se një çift influencuesish, Fernanda dhe Vicente, u sulmuan brutalisht nga një bandë sulmuesish teksa kalonin nëpër lagjen Dumka në Indi gjatë rrugës për në Nepal. Çifti, i njohur për dokumentimin e udhëtimeve të tyre në Instagram me mbi 190,000 ndjekës, u ndal në kamp gjatë natës në Dumka kur ndodhi sulmi, raportoi Daily Beast. Të dy pësuan lëndime të rënda, me mavijosje të dukshme në fytyrë. Ata me lot e kanë rrëfyer ngjarjen në spanjisht në videot e postuara në Instagram. “Na ka ndodhur diçka që nuk do t’ia urojmë askujt”, thotë Fernanda në video, “shtatë burra më kanë përdhunuar, na kanë rrahur dhe na kanë grabitur”.