Kryqi i Kuq: Uria në Gaza ku situata është "përtej katastrofës" i lë njerëzit të pashpresë

Zëdhënësi i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), Tommaso Della Longa tha se situata humanitare në Gaza është "përtej katastrofës" dhe se niveli ku ka arritur uria i lë njerëzit të pashpresë. Longa në një prononcim për Anadolu foli lidhur me pamjaftueshmërinë e dërgimit të ndihmave humanitare në Gaza, sistemin shëndetësor i cili ka ardhur në prag të kolapsit dhe për urinë e përjetuar. "Ka kamionë të ndihmave që hyjnë në Rripin e Gazës.