Lidhje


Ushtarët izraelitë të maskuar si mjekë dhe infermierë vrasin 3 palestinezë në një bastisje në spitalin e Xheninit

Rreth 10 persona të forcave speciale të Izraelit të veshur si mjekë dhe infermierë bastisën Spitalin Ibn Sina në qytetin e pushtuar Xhenin të Bregut Perëndimor dhe vranë tre të rinj palestinez duke përdorur silenciatorë ne armët e tyre. Në një video virale të postuar në platformën e mediave sociale X, shihen ushtarë izraelitë duke tundur armët dhe duke terrorizuar stafin dhe pacientët brenda spitalit.  Ushtarët izraelitë të maskuar si mjekë, infermierë dhe civilë bastisën një spital në qytetin Xhenin, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, duke vrarë tre palestinezë, përfshirë dy vëllezër, duke përdorur armë me silenciatorë.

Read more ...


Dhimbje e paharrueshme/ 1 vit nga tragjedia! Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi luftojnë për të rindërtuar jetën

Këto pamje do të mbeten në memorien e të gjithëve mëngjesin e 6 shkurtit të vitit të kaluar në Turqi. Kryesisht pjesa jugore e vendit u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 7.8 duke rrëzuar blloqe të tëra apartamentesh në disa qytete turke. Lëkundjet u ndjenë para lindjes së diellit në një mot të ftohte dhe u pasua nga mbi 500 paslëkundje të forta. Numri i të vdekurve arriti në mbi 50 mijë, ndërsa tërmeti la miliona të pastrehë dhe qindra mijëra të tjerë u plagosën. Në Turqi, rreth 2.4 milionë njerëz , duke përfshirë 660,000 fëmijë , u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vendbanime të përkohshme duke jetuar jetonin në tenda dhe kontejnerë aq të ngushtë sa parkimi i një vendi. Një vit më pas, mbi 761,000 njerëz, duke përfshirë 205,000 fëmijë, nuk janë kthyer ende në shtëpi.

Read more ...


"Jemi takuar 3 netë rresht", Vuçiç e pranon se u takua me terroristët para sulmit në Banjskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pranon për herë të parë se është takuar me organizatorin e sulmit në Banjskë të Kosovës, përpara se të ndodhte. “Tre net me radhë kam pasur takim me ata. Aty ishin Radoiçiç, Simiç, dhe 10 burra të tjerë”, u shpreh ai duke tentuar t’i shfajësojë ata, me pretendimin se sulmi ndodhi nga pafuqia për të bërë diçka tjetër për të mbrojtur serbët. Vuçiç, duke folur për një televizion në Beograd, u përpoq të mbronte veten në sytë e ndërkombëtarëve, duke deklaruar se u kërkoi terroristëve që t’u besojnë amerikanëve dhe europianëve për garancinë se nuk do të arrestohej njeri për barrikadat në veri të Kosovës.

Read more ...


Peshkopi palestinez: Sulmet izraelite kundër të krishterëve po rriten

Sipas një peshkopi palestinez, sulmet izraelite kundër klerikëve të krishterë në Kudsin Lindor të pushtuar janë në rritje. Peshkopi i Kishës Ungjillore Luterane, Munib Younan, për Anadolu tha se “ka sulme në rritje kundër të krishterëve dhe vendeve të shenjta të krishtera nga ekstremistët izraelitë”. Peshkopi palestinez tha se qeveria izraelite nuk është serioze në sjelljen para përgjegjësisë të atyre që qëndrojnë pas sulmeve. “Nëse autorët nuk mbahen përgjegjës, ata do të vazhdojnë me sulmet e tyre. Por nëse një person ndëshkohet, kjo do të jetë një pengesë”, theksoi Younan.

Read more ...


Arabia Saudite lëshon avionin e parë luftarak vendor

Arabia Saudite lëshoi avionin e saj të parë luftarak të montuar në vend, Hawk T-165, raporton Anadolu. Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë se montimi i avionit është "i pari i këtij lloji" në mbretëri. "Kisha kënaqësinë të inauguroj avionin më të fundit të avancuar, Hawk T-165, i cili u montua tërësisht në Mbretëri nga duart saudite", tha ministri i Mbrojtjes, Princi Khalid bin Salman në një deklaratë të veçantë të postuar në X. "Gjithashtu kisha kënaqësinë të lançoj identitetin e ri të flotës së avionëve Saudi Hawk me rastin e 25 vjetorit të themelimit të saj", shtoi bin Salman.

Read more ...

XS
SM
MD
LG