Lidhje


SHBA nis hakmarrjen ndaj 12 bazave në Irak dhe Siri

Ushtria amerikane filloi të premten sulme ajrore ndaj 12 objektivave në Irak dhe Siri të grupeve paraushtarake që mbështeten nga Irani. Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se ky është hapi i parë i kundërpërgjigjes ndaj sulmit me dron që vrau në fundjavë tre ushtarakë amerikanë në Jordani.

Read more ...


Sulmi në kishën katolike në Stamboll, Turqia arreston 25 persona lidhur me ngjarjen

TURQI- Autoritetet turke zyrtarisht kanë arrestuar 25 të dyshuar lidhur me të shtënat gjatë një shërbese në një kishë në Stamboll fundjavën e kaluar, kur u vra një person. Sipas ministrit të Drejtësisë, Yilmaz Tunc, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy sulmuesit e dyshuar, që paraprakisht ishin kapur nga policia. Dy sulmuesit e dyshuar besohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, tha Tunc përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Read more ...


Presidenti i Iranit zotohet se do ti 'përgjigjet fuqishëm' çdo sulmi por Irani nuk ka ndërmend të nisi një luftë

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi thotë se vendi i tij nuk do të fillojë një luftë, por do t'i përgjigjet fuqishëm kujtdo që e provokon atë. Raisi i bëri komentet në një fjalim televiziv ndërsa tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vinë duke u shtuar për shkak të luftës së vazhdueshme të Izraelit në Gaza. "Ne nuk do të fillojmë asnjë luftë, por nëse dikush dëshiron të na provokojë, do të marrë një përgjigje të fortë," tha Raisi. “Më parë, kur ata [amerikanët] donin të flisnin me ne, thanë se opsioni ushtarak është 'në tavolinë' (pra i realisht i mundëshëm). "Tani ata thonë se nuk kanë ndërmend të nisin një konflikt me Iranin."

Read more ...


Palestina "Shepngimi" më i madh i Britanisë së madhe / Cameron: Britania mund të njohë Palestinën para marrëveshjes së paqes me Izraelin

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron deklaroi të enjten se vendi i tij mund të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës pas armëpushimit në Gaza pa pritur rezultatin e bisedimeve shumëvjeçare midis izraelitëve dhe palestinezëve për zgjidhjen me dy shtete, transmeton Anadolu. Duke folur për agjencinë AP gjatë vizitës së tij në Liban, Cameron tha se njohja e shtetit të Palestinës nuk mund të ndodhë derisa Hamasi është në Gaza, por se mund të ndodhë derisa vazhdojnë negociatat izraelite me liderët palestinezë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG