Kryeministri grek kritikon Berlinin për pezullimin e traktatit të Shengenit
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka kritikuar Berlinin për vendimin e tij në fillim të kësaj jave për të pezulluar Shengenin në kufijtë e tij tokësor, transmeton Anadolu. “Kjo (çështja e emigracionit) po e mban të zënë Gjermaninë, por përgjigja nuk mund të jetë shfuqizimi i njëanshëm i traktatit të Shengenit. Hedhja e topit në vende të tjera nuk mund të tolerohet”, tha Mitsotakis në një intervistë për transmetuesin ‘Talk Radio’.
Ai mbrojti qëndrimin se Greqia ka bërë pjesën e saj në ruajtjen e kufijve të saj, që në mënyrë efikase janë edhe kufijtë e Bashkimit Evropian (BE), përmes “një politikë të rreptë, por të drejtë të emigracionit”.