SHBA: Një “propozim serioz” është ofruar për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të specifikojë kohëzgjatjen e pauzës, por tha se ajo do të “zgjerohet”. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se një “propozim serioz” është ofruar për të lehtësuar lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në këmbim të një armëpushimi të gjatë në Rripin e Gazës së rrethuar, transmeton Anadolu. “Ne besojmë se ka pasur një propozim serioz të paraqitur këtu për një pauzë të zgjatur që mund t’i bëjë të gjitha gjërat që kemi thënë se mund t’i bëjë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.