Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin: Do të vazhdojnë sulmet në përgjigje të sulmit ndaj bazës
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin tha se sot kanë filluar të japin përgjigje për sulmin ndaj bazës amerikane, transmeton Anadolu. Austin njoftoi se kanë filluar të japin përgjigjen ndaj sulmit të kryer kundër bazës amerikane në kufirin Siri-Jordani më 28 janar. Sulm në të cilin u vranë tre ushtarë Amerikan ndërsa u plagosën shumë të tjerë.