Lidhje


Presidenti i Iranit zotohet se do ti 'përgjigjet fuqishëm' çdo sulmi por Irani nuk ka ndërmend të nisi një luftë

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi thotë se vendi i tij nuk do të fillojë një luftë, por do t'i përgjigjet fuqishëm kujtdo që e provokon atë. Raisi i bëri komentet në një fjalim televiziv ndërsa tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vinë duke u shtuar për shkak të luftës së vazhdueshme të Izraelit në Gaza. "Ne nuk do të fillojmë asnjë luftë, por nëse dikush dëshiron të na provokojë, do të marrë një përgjigje të fortë," tha Raisi. “Më parë, kur ata [amerikanët] donin të flisnin me ne, thanë se opsioni ushtarak është 'në tavolinë' (pra i realisht i mundëshëm). "Tani ata thonë se nuk kanë ndërmend të nisin një konflikt me Iranin."

Read more ...


Palestina "Shepngimi" më i madh i Britanisë së madhe / Cameron: Britania mund të njohë Palestinën para marrëveshjes së paqes me Izraelin

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron deklaroi të enjten se vendi i tij mund të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës pas armëpushimit në Gaza pa pritur rezultatin e bisedimeve shumëvjeçare midis izraelitëve dhe palestinezëve për zgjidhjen me dy shtete, transmeton Anadolu. Duke folur për agjencinë AP gjatë vizitës së tij në Liban, Cameron tha se njohja e shtetit të Palestinës nuk mund të ndodhë derisa Hamasi është në Gaza, por se mund të ndodhë derisa vazhdojnë negociatat izraelite me liderët palestinezë.

Read more ...


Drejtori i CIA-s: Ndërprerja e ndihmës nga SHBA për Ukrainën do të ishte një gabim i përmasave historike

Shefi i CIA-s, William Burns tha se SHBA do të bënte një gabim të përmasave historike nëse heq dorë nga mbështetja për Ukrainën në luftën gati dy vjeçare ndaj Rusisë. Paralajmërimi vjen në një kohë që në Kongres është bllokuar propozimi për dërgimin e ndihmave ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën. Në një opinion të publikuar të martën në Foreign Affairs, drejtori i CIA-s, shkroi se lufta e Putinit tashmë ka ndikuar rëndë Rusinë në mënyra të ndryshme, nga izolimi i saj globalisht deri te dëmtimi i ushtrisë dhe ekonomisë së saj.

Read more ...


Musk njofton se : Njeriu do të kontrollojë telefonin dhe Tv thjesht duke menduar

Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk, njoftoi se kompania startup Neuralink për herë të parë ka bërë implantim të një çipi në trurin e një njeriu, transmeton Anadolu.c"Njeriu i parë pranoi një implantim nga Neuralink dje dhe po rikuperohet mirë. Rezultatet fillestare tregojnë zbulim premtues të pikës së neuronit", tha Musk në X, pa e identifikuar pacientin. Ai tha se produkti i parë i Neuralink quhet "Telepathy". Musk u shpreh se çipi "mundëson kontrollin e telefonit ose kompjuterit tuaj, dhe përmes tyre pothuajse çdo pajisje, vetëm duke menduar.

Read more ...


Trupat e 100 palestinezëve të dorëzuar nga Izraeli u varrosën në një varr masiv/A po i 'përdor' Israeli trupat e Palestinezëve të vdekur?

Trupat e 100 palestinezëve të dorëzuar nga Izraeli u varrosën në një varr masiv. Disa prej tyre janë trupat nga varret e shkatërruara nga ushtarët izraelitë gjatë pushtimit të Rripit të Gazës, dhe disa prej tyre u përkasin palestinezëve të vrarë gjatë sulmeve në Gaza. Trupat e 100 palestinezëve të dorëzuar nga Izraeli u varrosën në një varr masiv. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG