Udhëheqësi i hebrenjve ultra-ortodoksë thirrje studentëve Yeshiva "të mos shërbejnë në ushtri"

Rabini Dov Lando, një nga udhëheqësit e hebrenjve ultra-ortodoksë Ashkenazi në Izrael tha se studentët në kurset e Torahut (Yeshiva) "nuk duhet të shkojnë në zyrat e rekrutimit ushtarak ose t'u përgjigjen urdhrave", transmeton Anadolu.Sipas "The Times of Israel", rabini Lando kritikoi vendimin unanim të Gjykatës së Lartë izraelite më 25 qershor se nuk kishte bazë ligjore për përjashtimin e burrave hebrenj ultra-ortodoksë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak dhe se duhet të rekrutohen ata që janë të përshtatshëm për shërbimin ushtarak.