Von der Leyen e hapur për modelin e azilit Meloni
Të mërkurën (16.10.), do të ndodhë një premierë: emigrantët e parë që dëshironin të shkonin në Itali pritet të mbërrijnë në një qendër pritjeje në Shqipëri. Gjithçka është gati në portin e Shëngjinit të Adriatikut, tha për shtypin ndërkombëtar drejtori i portit Sandër Marashi: "Këtu gjithçka është e organizuar mirë, qendra e pritjes është gati".
16 burrat që priten nga Egjipti dhe Bangladeshi u kapën nga roja bregdetare italiane në det të hapur. Tani ata do të presin në Shqipëri për një përgjigje për kërkesën e tyre për azil. Po të jetë negative përgjigja, burrat do të dëbohen drejtpërdrejt.