Lidhje


SHBA pritet t'i shesë Tajvanit armatime të reja, përfshirë një sistem raketash që përdoret në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara morën vendim t'i shesin armë në vlerën e 2 miliardë dollarëve Tajvanit, përfshirë dërgimin për herë të parë në ishull, të një sistemi të mbrojtjes ajrore që është provuar në Ukrainë, njoftoi Pentagoni të premten.

 

Shtetet e Bashkuara janë të detyruara me ligj t'i ofrojnë Tajvanit mjete për të mbrojtur veten, pavarësisht mungesës së lidhjeve zyrtare diplomatike. Një gjë e tillë ka shkaktuar zemërimin e vazhdueshëm të Pekinit.

Read more ...


Ushtria i"zraelite parandalon hebrenjtë f"anatik/e"kstremist që përpiqeshin të hynin në Gaza

Një grup fanatik hebre nga Jemeni që po përpiqej të hynte në Rripin e Gazës, i cili është nën sulmin izraelit që prej 7 tetorit 2023, u bllokua nga ushtria izraelite, transmeton Anadolu. Sipas lajmit të radios së ushtrisë izraelite, një grup hebrenjsh të ekstremit të djathtë u përpoqën të hynin në Rripin e Gazës duke kapërcyer barrierat e sigurisë.

 

Thuhet se grupi i hebrenjve jemenas u pengua nga ushtarët izraelitë të kalonte kufirin midis Izraelit dhe Gazës. Raportohet se në këtë incident u arrestuan disa anëtarë të grupit të hebrenjve fanatikë.

Read more ...


Erdogan: Turqia përshëndet përgjigjen e Italisë ndaj agresionit I"zraelit

Në një telefonatë me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, vlerësoi reagimin e Romës ndaj agresionit të Izraelit në rajon, duke theksuar përpjekjet e vendosura të Türkiyes për paqen në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

 

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi se presidenti turk gjithashtu i tha kryeministres italiane se mbështetja nga Roma do të forcojë dorën e Ankarasë në përpjekjet e OKB-së për të ndalur shitjet e armëve në Izrael.

Read more ...


Putin: Padrejtësia historike ndaj popullit palestinez duhet korrigjuar

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se situata në Lindjen e Mesme është përkeqësuar ndërsa korrigjimi i padrejtësisë historike ndaj popullit palestinez mund të garantojë paqen në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu. Putin foli në takimin e "Zgjeruar BRICS+" në Samitin e Liderëve të BRICS-it të mbajtur në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tataristanit të Federatës Ruse.

 

Duke thënë se kalimi në një rend botëror më të drejtë nuk është i lehtë, Putin tha se "Formimi i këtij procesi pengohet nga forca që janë mësuar të mendojnë dhe të veprojnë me logjikën e dominimit të gjithçkaje".

Read more ...


Franca armatos Libanin. 109 milion euro ndihme ushtarake kundër Izraelit

Vetëm pak ditë pasi e acaroi Izraelin me vendimin për t`i ndaluar firmave izraelite të paraqesin produktet e tyre në një panair të armëve të marinës ushtarake, Franca njoftoi se do t`i japë Libanit të gjendur nën breshërinë e raketave të shtetit hebre një paketë ndihme me vlerë 100 milionë euro.

  

Macron tha se “është e nevojshme që ndihma masive e menjëhershme për popullin libanez, si për qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga lufta, por edhe për komunitetet që po i strehojnë”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG