Holanda kërkon nga ambasadori izraelit të "raportojë" mbi pretendimet për spiunazh në gjykatën e Hagës

Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës ka thirrur ambasadorin izraelit në Holandë për t’i kërkuar atij të japë një shpjegim pas akuzave se shërbimet izraelitë të spiunazhit kanë kryer një fushatë të fshehtë përgjimi dhe spiunazhi kundër Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), transmeton Anadolu.
Ministria holandeze njoftoi se ambasadorit izraelit i është kërkuar të raportojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me pretendimet në artikujt e botuar në ‘The Guardian’ dhe ‘+972 Magazine’.