Lidhje


GJND, urdhër arresti për ish-ministrin rus të mbrojtjes Shoigu

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJND) ka lëshuar urdhër-arresti për ish-ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjeneralin Valery Gerasimov.
GJND-ja tha të martën se ka “baza të arsyeshme për të besuar se dy të dyshuarit mbajnë përgjegjësi për sulmet me raketa të kryera nga forcat e armatosura ruse kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës”, nga muaji tetor i vitit 2022 deri në muajin mars të vitit 2023.

Read more ...


Borrell: Miqësia me Putinin dhe anëtarësimi në BE nuk shkojnë së bashku

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi se ambiciet për anëtarësim në bllok dhe raportet e ngushta me Moskën nuk shkojnë së bashku.

“Harmonizimi me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen një zgjerim i zgjedhjes së tyre strategjike dhe përkushtim për anëtarësim. Mbajtja e raporteve të ngushta me regjimin e [presidentit rus, Vladimir] Putinit nuk është në përputhje me ndërtimin e të ardhmes së përbashkët me dhe brenda BE-së”, tha shefi i diplomacisë evropiane pas përfundimit të takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së që u mbajt në Luksemburg.

Read more ...


Putin thekson se propozimi që ai ka bërë për Ukrainën mund të ndalë konfliktet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se propozimi për armëpushim që ai ka bërë për Ukrainën mund të ndalë konfliktet, por shtoi Perëndimi nuk ka qasje racionale ndaj këtij propozimi, transmeton Anadolu.Sipas një dekalarate të bërë nga pallati i Kremlinit, bëhet e ditur se Putin dërgoi një mesazh për pjesëmarrësit në një forumndërkombëtar që mbahet në Moskë.Duke vënë theksin mbi rëndësinë e iniciativës BRICS që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, Putin tha se kjo strukturë përfaqëson interesat e shumë vendeve në botë.

Read more ...


Borrell: Është bërë i pamundur dërgimi i ndihmave humanitare në Gaza

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se fundjava e kaluar ishte një nga ditët më të përgjakshme në Gaza dhe se është bërë i pamundur dërgimi i ndihmave humanitare në rajon, transmeton Anadolu.

 

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së u takuan në Luksemburg për takimin e tyre të fundit para samitit që do të mbahet më 27-28 qershor. Në takimin që do të drejtohet nga Borrell, ministrat do të diskutojnë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, situatën në Gaza dhe Liban dhe zhvillimet e fundit në Gjeorgji.

Read more ...


Smotrich i Izraelit zotohet se do të aneksojë Bregun Perëndimor

Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka deklaruar se ai planifikon ta bëjë Bregun Perëndimor të pushtuar pjesë të Izraelit, transmeton Anadolu.

 

“Ne do të zbatojmë sovranitetin mbi Bregun Perëndimor, fillimisht përmes veprimeve në terren dhe më pas përmes legjislacionit dhe njohjes formale”, tha Smotrich gjatë një takimi të Partisë Fetare Sioniste.

Read more ...

XS
SM
MD
LG