Lidhje


Forca e Sigurisë së Kosovës trajnohet për automjetet luftarake turke "Vuran"

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer trajnim për përdorimin e automjeteve luftarake turke "Vuran", transmeton Anadolu.Siç bëhet e ditur nga FSK-ja, ky trajnim është bërë në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke.

 

"Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurtë dhe efikasë të automjeteve luftarake Vuran", thuhet në njoftim.

Read more ...


Rotacion në Maqedoninë e Veriut/ Opozita fiton bindshëm zgjedhjet e dyfishta

Partia maqedonase, VMRO-DPMNE duket se ka marrë një fitore të thellë në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare, sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

 

Nga rreth 80% e kutive të hapura, VMRO po udhëheq me 42.75% të votave. Në vend të dytë është renditur Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit me 14.42% të votave ndërsa në vend të tretë ka zbritur koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate, LSDM që aktualisht është në pushtet, por që ka vetëm 14.67% të votave.

Read more ...


Dyshohet se orkestroi vrasjen e bashkëshortit, Donika Jonuzi: Iliri më torturonte e gjuante me thika

Donika Jonuzi ka mohuar se është orkestruesja e vrasjes së bashkëshortit të saj Ilir Osmani, i cili u përplas për vdekje me makinë në Pejë të Kosovës.Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare” në RTSH, Donika tha se Iliri e torturonte atë dhe e kishte gjuajtur disa herë më thikë. Duke mohuar akuzat ndaj saj, jo thotë se ishte Iliri që e detyronte të lypte në Pejë, ndërsa shtoi se bashkëshorti ishte konsumues i lëndëve narkotike.Donika sqaron se ishte ndarë nga Iliri dhe ishte me urdhër mbrojtje, ndërsa thotë se ish bashkëshorti nuk e linte të jetonte në Shqipëri pasi e kërcënonte se do e vriste dhe se i  kishte djegur shtëpinë.

Read more ...


Kosovë| Fton mikun për drogë e tenton ta përdhunojë, më pas e godet me thikë në kokë

E ftoi viktimën të konsumonte drogë dhe më pas tentoi ta përdhunonte, kosovari godet me thikë në kokë viktimënNjë ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një person është tentuar të përdhunohet dhe vritet.

 

Mësohet se autori dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën e seksit mashkull të konsumojnë lëndë narkotike, mirëpo ai kishte refuzuar.Sipas Policisë, autori më pas i ka kërkuar kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, mirëpo pasi viktima kishte refuzuar i dyshuari e ka sulmuar me thikë në kokë.

Read more ...


Maqedoni e Veriut: Për kë do të votojnë shqiptarët?

Kush kë do të përkrahë dhe ku do të shkojnë votat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të kandidatëve që nuk hynë në raundin e dytë? Tani për tani asnjë parti nuk është prononcuar nëse do t'i thërrasë votuesit e saj për të përkrahur Pendarovskin ose Siljanovskën. VMRO-DPMNE publikisht u ankua se deri më tani nuk kanë marrë përkrahje për Gordana Siljanovska Davkova prej asnjërit nga kandidatët e opozitës. "Deri më sot nuk kemi përkrahje për Gordana Siljanovska Davkovën nga kandidatët e opozitës. Kjo do të thotë se ose nuk kanë ndjenjë elementare për shtetin ose në mënyrë të pavetëdijshme punojnë për pushtetin”, thekson Aleksandar Nikolloski nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Read more ...

XS
SM
MD
LG