Kurti:Britania duhet të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar një luftë në Ballkanin Perëndimor

Pohimin e fortë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e bëri në një intervistë për The Telegraph nga zyra e tij në Prishtinë. Prania e NATO-s këtu është vetëm simbolike tha Kurti, duke argumentuar së ajo e vetme nuk do të mjaftonte për të parandaluar një pushtim nga Serbia. Komentet e tij erdhën pasi kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiç nënkuptoi mes rreshtash në fillim të javës se një përpjekje për të rimarrë Kosovën edhe mund të ekzistonte. Gazeta e njohur britanike, citon Vuçiç të pohonte se Beogradi do të “presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do të shfrytëzojmë mundësinë tonë”.