Thirrje Prokurorisë për hetimin e “Lëvizjes së Deçanit”: Akuza për nxitje të urrejtjes fetare
Gazetari Berat Buzhala i ka kërkuar publikisht Prokurorisë së Kosovës që të hetojë aktivitetin e grupimit të njohur si “Lëvizja e Deçanit” ose “Lëvizja për Rikthim”, duke ngritur dyshime se disa nga deklaratat dhe postimet e tij mund të përmbajnë elemente të nxitjes së urrejtjes ndaj besimit islam dhe qytetarëve myslimanë. Sipas Buzhalës, e drejta e çdo qytetari për të ndryshuar besimin fetar është e garantuar dhe e padiskutueshme, por promovimi i konvertimit nuk duhet të shoqërohet me gjuhë fyese, denigruese ose përjashtuese ndaj një komuniteti tjetër fetar.