Lidhje


Kryegylenisti Allajbeu - SPAK e përgatit për burg, presidentja Osmani për shtetësi të Kosovësi.

 

Vjosa Osmani, në cilësinë e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, ka kompetencë kushtetuese që me dekret presidencial t’u japë shtetësinë e Kosovës shtetasve të huaj, kur kjo vlerësohet se është në interes të veçantë për shtetin – ekonomik, kulturor, sportiv apo profesional.

 

Mediumi ynë ka mësuar se në kuadër të listës së personave që pritet të përfitojnë shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial është edhe biznesmeni shqiptar Klodian Allajbeu, themelues dhe drejtues i rrjetit të Spitalit Amerikan në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Sipas burimeve të mediumit tonë, emri i Allajbeut figuron në listën e përgatitur për dhënien e shtetësisë, por nuk dihet ende nëse vendimi është marrë përfundimisht dhe kur pritet të bëhet publik dekreti i presidentes dhe lista e plotë e përfituesve.

 

Ndërkohë, emri i biznesmenit Allajbeu është përmendur edhe në disa procese hetimore në rajon. Në Shqipëri, ai është përfshirë në hetime nga SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) lidhur me koncesione në sektorin e shëndetësisë, ndërsa hetuesit kanë kryer edhe kontrolle në kompani të lidhura me të në kuadër të këtyre hetimeve.

 

Po ashtu, sipas raportimeve mediale, Allajbeu është përmendur edhe në hetime të autoriteteve në Kosovë për dyshime që lidhen me pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në transaksione financiare, akuza që janë pjesë e procedurave hetimore dhe për të cilat proceset ligjore vazhdojnë.

 

Nga Presidenca e Kosovës deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për emrat e personave që do të përfitojnë shtetësinë me dekret presidencial, ndërsa mbetet të shihet nëse lista do të publikohet në ditët në vijim./press7.tv


Bllokada politike rrezikon 121 milionë euro projekte për Kosovën

 

Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në vlerë prej 33 milionë eurosh.

  

Por, e gjithë puna e Kuvendit është e ngrirë deri në këtë datë nga Gjykata Kushtetuese, përmes masës së përkohshme të vënë pas kontestimit të dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë.

 

Marrëveshja për projektin që prek KEK-un, është njëra nga tetë sosh sa i ka legjislatura aktuale në sirtarët e saj.

 

Ndër to është janë edhe:

 

-Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
-Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor
-Dy amendamente të marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA
-Dy marrëveshje për kredi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): njëra për projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike dhe për impiante për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë dhe
-Marrëveshja për kredi me Fondin Saudit për Zhvillim për projektin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

 

Vlera e katër prej këtyre marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë me Bankën Evropiane për Investime, shkon në 121 milionë euro.

 

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se afatet për miratimin e këtyre marrëveshjeve janë të ngushta dhe “kërkojnë procedim të shpejtë nga ana e Kuvendit”.

 

Nga Banka Evropiane e Investimeve thanë se ratifikimi i marrëveshjes “është i nevojshëm për ofrimin e financimit të propozuar”.

 

“Ratifikimi i marrëveshjes do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara me ndërtimin e njërit prej centraleve të saj më të mëdha fotovoltaike diellore, me një kapacitet deri në 100 megavatë. Projekti pritet të forcojë sigurinë energjetike të vendit duke rritur pjesën e energjisë së rinovueshme të prodhuar në vend dhe duke zvogëluar varësinë nga gjenerimi me bazë qymyri. Ai gjithashtu do të mbështeste qëllimet më të gjera të tranzicionit të gjelbër të Kosovës, pasi centrali pritet të gjenerojë rreth 169 gigavatë energji elektrike në vit dhe do t’i ulte ndjeshëm emetimet e dyoksidit të karbonit sapo të vihet në funksion”.

 

Vlera e marrëveshjeve

 

Njohës të punës së Kuvendit konsiderojnë se marrëveshjet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

 

“Në thelb, ratifikimi i këtyre marrëveshjeve nënkupton përshpejtim të investimeve publike, rritje të stabilitetit institucional dhe përfitime konkrete afatmesme dhe afatgjata për qytetarët”, tha për Radion Evropa e Lirë, Melos Kolshi, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

 

Por, sipas hulumtueses së Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Violeta Haxholli, situata aktuale “krijon një pasiguri institucionale”.

 

“Meqenëse marrëveshjet ndërkombëtare duhet të ratifikohen nga Kuvendi me shumicë të kualifikuar prej dy të tretave, çdo bllokim në funksionimin e tij e shtyn automatikisht edhe procesin e ratifikimit. Kjo do të thotë se, derisa të ketë një qartësi për funksionimin e plotë të legjislativit, është e vështirë të parashikohet se kur mund të procedohen këto marrëveshje për miratim”, tha ajo.

 

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

 

Nga Lëvizja Vetëvendosje, parti në pushtet, thanë se këto marrëveshje kanë planifikuar t’i miratojnë të premten e 6 marsit, një ditë pas dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri. Seanca nuk u mbajt pasi Osmani nxori në mëngjesin e asaj dite dekretin për shpërndarje të Kuvendit.

 

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i tha Radios Evropa e Lirë se këto katër marrëveshje “kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e efiçiencës energjetike në vend”.

 

“Prandaj, miratimi i tyre sa më i shpejtë është në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës. Në rrethana të tilla, është e rëndësishme që këto projekte strategjike të mos mbeten peng i zhvillimeve politike, por të avancohen sa më parë për të sjellë përfitime konkrete për vendin dhe qytetarët”.

 

Pasojat e mosratifikimit të marrëveshjeve

 

Violeta Haxholli thotë se mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ndikon në vonesat për zbatimin e projekteve dhe në imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

 

“Edhe pse partnerët ndërkombëtarë zakonisht i kuptojnë situatat e brendshme politike, vazhdimi i bllokadave institucionale mund të ndikojë në ritmin e bashkëpunimit dhe në besimin për zbatimin e projekteve të përbashkëta”, tha ajo.

 

Kolshi sheh pasoja të shumëfishta, edhe brenda edhe jashtë Kosovës.

 

“Në një kontekst global të ndryshimeve gjeopolitike dhe rikonfigurimit të prioriteteve të politikës së jashtme të aktorëve të mëdhenj ndërkombëtarë, përfshirë edhe administratën amerikane, është jetike që Kosova të dëshmojë seriozitet institucional dhe kapacitet vendimmarrës për t’i ruajtur dhe forcuar partneritetet strategjike”.

 

Radio Evropa e Lirë i ka pyetur edhe institucionet tjera që i sponsorojnë këto marrëveshje – BE-në, BERZH-in dhe Fondin Saudit për Zhvillim – se me çfarë pasojash eventuale mund të përballet Kosova nga pamundësia për t’i ratifikuar dokumentet, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Viti 2025 cilësohet si vit i humbur për Kosovën në draft-raportin vjetor të PE-së

 

Domosdoshmëria e konsensusit politik

 

Duke marrë parasysh faktin që për miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, konsensusi politik është kyç.

 

Hulumtuesja e KDI-së, Haxholli, përmend se është shumë e rëndësishme që marrëveshjet të trajtohen “përtej interesave të momentumit politik”.

 

“Në shumicën e rasteve, këto marrëveshje lidhen me zhvillimin e vendit, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Prandaj, është e rëndësishme që debati politik të fokusohet në përmbajtjen dhe përfitimet e tyre, duke siguruar që procesi i ratifikimit të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në kohë”, theksoi ajo.

 

E, Kolshi nga IKD-ja thotë se Kuvendi tashmë është përballur me vonesa “të konsiderueshme”.

 

“Përgjegjësi e veçantë bie edhe mbi Qeverinë aktuale, e cila përveç rolit negociues në marrëveshje ndërkombëtare, duhet të tregojë lidership politik dhe kapacitet për të ndërtuar konsensus institucional dhe stabilitet me Kuvendin dhe aktorët e tjerë politikë”.

 

Kjo nuk është hera e parë që Kosova rrezikon t’i humbë fondet nga marrëveshjet ndërkombëtare, për shkak të problemeve të brendshme.

 

Legjislatura aktuale mezi i arriti afatet e nevojshme për të përfituar nga marrëveshjet me Bankën Botërore dhe atë me BE-në në kuadër të Planit të Rritjes. Shuma e tri marrëveshjeve në total prek vlerën e rreth 1 miliard eurove.


Pas presioneve ndërkombëtare, jep sërish dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

 

Kjo është hera e dytë që Savo Miniq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit.

 

Kryeministri i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Savo Miniq, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

 

Ai njoftoi për dorëheqjen e tij gjatë një konference për media të mbajtur në Banjallukë më 16 mars. Ai tha po ashtu se është konsultuar me presidentin e Republikës Sërska, Sinisha Karan, dhe se ai do ta propozojë sërish për mandatar për ekzekutivin e ri.

 

Miniq, që është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, subjekt i Millorad Dodikut, shtoi se e ka mbështetjen e shumicës në Kuvendin Popullor të RS-së.

 

Ai tha se për këtë hap u vendos me qëllim që të sigurohet legaliteti dhe legjitimiteti i Qeverisë, duke shtuar se ka kundërshtime edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, pa shpjeguar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

 

Kuvendi Popullor i RS do ta shqyrtojë dorëheqjen e tij pasditen e së hënës, në një seancë që është thirrur menjëherë pas konferencës së tij për media.

 

Kjo është hera e dytë në disa muajt e fundit që Miniqjep dorëheqjedhe paralajmëron se do të jetë sërish mandatar për formimin e Qeverisë së entitetit serb.

 

Më herët ai kishte qenë ministër i Bujqësisë në Republikën Sërpska dhe u emërua kryeministër i entitetit më 2 shtator të vitit të kaluar.

 

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi më 23 janar se kjo Qeveri nuk ishte kushtetuese, pasi atë e kishte propozuar për mandatar në gushtin e kaluar Millorad Dodik, i cili në atë kohë pretendonte se ishte president i Republikës Sërpska.

 

Sipas Kushtetutës së RS, mandatarin mund ta propozojë vetëm presidenti i entitetit, ndërsa ky post i ishte hequr Dodikut pasi një vendim i gjyqësorit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë, u bë i formës së prerë. Ky vendim ia ndalon Dodikut ushtrimin e funksioneve publike për gjashtë vjet.

 

Disa ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, Miniq dha dorëheqje. Si mandatar e propozoi ushtruesja e atëhershme e detyrës së presidentit të RS, Ana Trishiq Babiq, dhe ai më pas u bë sërish kryeministër.

 

Deputetët e Partisë së Aksionit Demokratik dhe të Frontit Demokratik në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës edhe pas këtij emërimi iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, duke kërkuar që ai të shfuqizohet.

 

Në ankesën e tyre, ndër të tjera, ata pretendojnë se emërimi i kryeministrit mbi bazën e propozimit të ushtrueses së detyrës së presidentit përbën “shkelje të drejtpërdrejtë dhe të vetëdijshme të parimit të sundimit të ligjit” që burgon nga Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës.

 

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës ende nuk ka dal me një vendim për këtë çështje.

 

Qamil Durakoviq, nënkryetar i RS-së, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të RS-së vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Trishiq Babiq në atë funksion, duke pasur parasysh se Kushtetuta e entitetit nuk e njeh funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentit.

 

Gjykata Kushtetuese e RS-së më 25 shkurt pezulloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të emërimit të saj./REL


Bashkëshorti i Vjosa Osmanit i ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga Melania Trump

 

Me ftesë të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together (FFT), Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të FFT.

 

Takimi do të zhvillohet më 24 dhe 25 mars në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

 

Sipas njoftimit të Presidencës së Republikës së Kosovës, pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion pritet të krijojë mundësi të reja për nxënësit dhe fëmijët në vend, duke u dhënë atyre akses në projekte dhe programe të kompanive kryesore amerikane të teknologjisë.

 

Në njoftim theksohet se këto iniciativa përfshijnë përdorimin e platformave digjitale të avancuara, inteligjencës artificiale dhe mjeteve të reja edukative, të cilat synojnë të mbështesin zhvillimin, kreativitetin dhe sigurinë online të fëmijëve, duke vendosur në qendër mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre.

 

Kosova iu bashkua kësaj nisme ndër shtetet e para në botë me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke synuar forcimin e mbrojtjes së fëmijëve në epokën e zhvillimit të shpejtë të teknologjisë digjitale.


Përplasje Serbi – Kroaci - Milanović dhe Vučić shkëmbejnë replika në distancë

 

Përplasje në distancë mes presidentit të Kroacisë, Zoran Milanović dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vučić. Shkak janë bërë deklaratat e ndërsjella lidhur me armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi ndaj saj.

 

Milanović deklaroi se nuk e kupton pse Serbia po furnizohet me armë sulmuese ndërsa komentoi edhe deklaratat e Vuçiç sipas të cilit, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do të kishin plane për të sulmuar Serbinë.

 

Presidenti kroat ironizoi këto pretendime, duke thënë se nuk është e qartë se si mund të ndodhte një sulm i tillë. “Si duhet të sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Në fund të fundit, unë vendos për këtë”, – tha Milanović, duke e cilësuar deklaratën e Vuçiçit si të pakuptimtë.

 

Ai shtoi se Serbia po shpenzon shumë për armatim dhe se kjo përfshin edhe sisteme të avancuara duke përmendur blerje armësh nga Kina, Rusia dhe Izraeli. Sipas tij, raketat me rreze të mesme veprimi janë armë të rrezikshme dhe të pazakonta për rajonin.

 

“Është një armë e rrezikshme. Asnjë vend europian nuk e ka, ndërsa tani e ka Serbia”, – tha ai, duke i bërë thirrje Vuçiç të tregojë kujdes me deklaratat e tij.

 

Reagimi i presidentit serb nuk vonoi. Gjatë një vizite në Bajina Bashta, Vuçiç iu përgjigj drejtpërdrejt Milanoviç, duke theksuar se askush nuk do t’i diktojë se çfarë duhet të thotë.

 

“Emri im është Aleksandar Vuçiç dhe jam presidenti krenar i Serbisë. As presidenti kroat dhe as kushdo tjetër nuk do të më diktojnë se çfarë do të them”, – deklaroi ai.

 

Vuçiç pretendoi se Serbia synon paqe dhe stabilitet në rajon, ndërsa shtoi se vendi i tij po forcon kapacitetet mbrojtëse dhe po përparon ekonomikisht.

XS
SM
MD
LG