Zgjedhjet në Kosovë: LVV humbi mbi 136 mijë vota, PDK 38 mijë, ndërsa LDK u rrit me rreth 3 mijë vota
Shumica e partive kryesore në Kosovë kanë shënuar rënie të numrit të votave krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, sipas rezultateve preliminare të vitit 2026.
Rënia më e theksuar është regjistruar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë 297.286 vota, ose 136.108 më pak se në zgjedhjet e kaluara kur kishte siguruar 433.394 vota.