Lidhje


Aeroporti i Vlorës padit qeverinë në Arbitrazhin e Londrës

Kompania koncesionare "Vlora International Airport" (VIA) po përgatit një padi kundër qeverisë shqiptare në Gjytatën e Arbitrazhit të Londrës, pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për të anuluar kontratën koncesionare.

Ndryshe nga paditë e zakonshme, kjo kërkesë nuk lidhet me dëmshpërblim financiar, por synon marrjen e një mase sigurimi për të bllokuar procedurën e zgjidhjes së kontratës.

 

 

Përplasja mes palëve nisi pasi VIA aktivizoi nenin 21 të kontratës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim. Egzekutivi e refuzoi këtë kërkesë duke deklaruar se pretendimet e kompanisë bien ndesh me raportimet zyrtare dhe punimet e konfirmuara në terren, duke vijuar zyrtarisht me procedurën e anulimit.

Aktualisht, VIA drejtohet nga administratori Vegim Hoxha (i vendosur nga kompania "2A Group"), pas ngrirjes së aksioneve të shoqërisë "Mabco". Nga ana tjetër, "Mabco" e Behgjet Pacollit ka paralajmëruar padi për dëmshpërblim dhe fitim të munguar, ndonëse Pacolli i ka bërë thirrje publike qeverisë për zgjidhje me mirëkuptim.

 
 

Gjykata e Arbitrazhit në Londër pritet të marrë një vendim për masën e sigurimit brenda një muaji e gjysmë.


Zelensky prezanton planin për fundin e luftës: Do tërheqim trupat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina, së bashku me partnerët e saj amerikanë dhe evropianë, ka hartuar një plan për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Sipas Zelenskyt, plani përfshin tre elementë kryesorë: një armëpushim, krijimin e një zone të lirë ekonomike dhe tërheqjen e trupave.

“Këto janë ide të përbashkëta nga amerikanët dhe evropianët dhe janë rezultat i diskutimeve të përfunduara mes amerikanëve, nesh dhe rusëve”, tha Zelensky.

 

Ai bëri të ditur se kishte arritur një marrëveshje me Jared Kushner dhe Steve Witkoff, ndërsa diskutimet janë përmbledhur në pyetjen se cilat janë mundësitë reale për përfundimin e luftës.

Sipas presidentit ukrainas, propozimi amerikan parashikon fillimisht një armëpushim, ndërsa pjesa e dytë lidhet me krijimin e një zone të lirë ekonomike.

Zelensky shpjegoi se një skenar i tillë do të nënkuptonte tërheqjen e trupave ukrainase dhe ruse nga pozicionet e tyre, duke krijuar një lloj zone tampon, e cila do të vendosej nën një formë administrimi nga një palë e tretë.

“Ende nuk është e qartë se cila do të jetë kjo palë e tretë”, tha ai.

 

Në plan përfshihet gjithashtu roli që do të kenë Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, si dhe angazhimet që Ukraina do të ishte e gatshme të ndërmerrte në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Zelensky tha se disa prej propozimeve amerikane ende nuk janë bërë publike dhe se Uashingtoni po pret momentin e përshtatshëm për t’i paraqitur ato.

“Ka diçka realiste në të gjithë këtë”, u shpreh presidenti ukrainas, duke lënë të hapur mundësinë që propozimet e diskutuara të shërbejnë si bazë për përfundimin e luftës.


Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në Aktualitet, Ekonomi & Sociale Kohë leximi: 3 min

Shqipëria e ka kaluar kulmin e popullsisë prej 35 vjetësh dhe, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, tkurrja demografike pritet të vazhdojë gjatë gjithë këtij shekulli.

Seria e World Population Prospects 2024, mbi të cilën bazohet analiza e re e Our World in Data,e vendos maksimumin e popullsisë së Shqipërisë në vitin 1991, me 3.282.602 banorë.

Por akoma më alarmant është një projeksion i Kombeve të Bashkuara.

Read more ...


Vasilin e aksidentuan për vdekje dhe e lanë në rrugë, tre fëmijët e mitur kanë nevojë për ndihmë

*Linku i GoFundMe: https://gofund.me/6cf1bd3f3 

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë.

Mëngjesin e së premtes, një aksident i rëndë i mori jetën 41-vjeçarit Vasil Hasani, baba i tre fëmijëve të mitur. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Shkozet–Shijak, në zonën e Rrashbullit kur Vasili po kthehej në shtëpi pas punës.

 

Ai ishte duke lëvizur me biçikletë, kur rreth orës 02:00 u përplas nga një automjet. Sipas të dhënave të familjarëve, drejtuesi i mjetit nuk ndaloi, por u largua nga vendi i ngjarjes, duke e lënë Vasilin të shtrirë në rrugë. Për rreth katër orë askush nuk e pa. Vetëm në orën 06:00, një kalimtar e gjeti dhe njoftoi autoritetet. Por për Vasilin ishte tepër vonë. Ai kishte humbur jetën.

 

Me ndarjen e tij nga jeta, tre fëmijët e mitur, Vjolni, Klajda dhe Ermali, si dhe bashkëshortja kanë mbetur vetëm përballë vështirësive që do t’u dalë përpara, ndërkohë që edhe prindërit e Vasilit janë të moshuar.

Sot, kjo familje nuk ka humbur vetëm një bashkëshort dhe baba. Ka humbur mbështetjen, sigurinë dhe shtyllën e shtëpisë. Prandaj, ky është një apel për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë.

 

Le të gjendemi pranë familjes Hasani. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të jetë një ndihmë e madhe për tre fëmijët që sot përballen me dhimbjen më të madhe të jetës së tyre.

XS
SM
MD
LG