Tuesday, 05 November 2024 07:45
Albert Veliu, ish-skafisti që denoncoi vëllain e Fatmir Xhafajt i mbetet dëshmisë se parë për Agron Xhafajn edhe pas dënimit me burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Në një filmim në rrjetet sociale, i ashtuquajturi “Babalja” thotë se Agron Xhafaj i ka ende 300 mijë euro borxh për “12 kile” në Itali, ndërsa Fatmir Xhafaj duhet t’i kërkojë falje sepse bashkë kishin një pakt.
“Salianji nuk ka lidhje fare. ia kanë bërë për hakmarrje, gjithcka kam thënë është e vërtetë, e para e punës. E dyta e punës, mua Agron Xhafaj më detyrohet 300 mijë euror, se më ka bërë golin në Itali. Unë nuk kam folur për një pakt që fola në prokurori me vëllain e tij dhe me prokurorin “ti nuk duhet të flasësh, ne s’do flasim” por tani që ai doli në intervistë, po flas, që ata mua më detyrohen 300 mijë euro. Më ka bërë golin në Itali i vëllai i tij. E kam bërë burgun dhe të gjitha, si në Itali, në Belgjikë i kam shlyer detyrimet. Tani punoj në ndërtim, shikoj jetën time. Por ata Salianjit i kanë rënë në qafë. Salianji s’ka lidhje me këtë punë” dëgjohet të thotë Alberti Veliu.
Read more ...
Monday, 04 November 2024 21:36
Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit se zotëron disa mesazhe me Edi Ramën, është diskutuar ditë ne sotme në studion e “Breaking”. Avokati Edmond Petraj tha se Kryemadhi duhet të shkojë të flasë në SPAK, pasi dosjet do vijojnë të hetohen.
“Dosjet që janë në proces do të kalojnë të gjithë fazën e hetimit paraprak. Është thjesht një procedurë, çdo kush që thirret nga Prokuroria e Posaçme, që ka dijeni për ngjarjet do thirret të tregojë se çfarë di. Nuk e di se për cilën dosje po fliste Kryemadhi pasi atje janë 3 kallëzime. Janë të treja në proces dhe të treja nën hetim. Kështu që për këtë pikë ajo do shkojë atje të paraqitet patjetër.”- tha Petraj. Edhe gazetari Ermal Peci i bëri tirrje Kryemadhit që të shkojë t’i dorëzojë të gjitha provat në SPAK, teksa shtoi se çdo politikan duhet të japë llogari për dosjet e bujshme që po hetohen.
Read more ...