Rama i paguan 3.1 milionë euro çdo muaj mikut të tij i.zraelit, Ron Yefet
Dora e padukshme që lidh Artur Shehun me familjen e presidentit amerikan
Në shtypin ndërkombëtar janë bërë gjithnjë e më të shpeshtë artikujt që e lidhin emrin e një personazhi kontrovers, të përforur si një eksponent i botës së krimit, Artur Shehut, me investimin e Zvërnecit, të cilit i kanë dalë për zot vajza e presidentit Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner.
Në një shkrim të disa ditëve më parë, e përditshmja konservatore amerikane Wall Street journal botoi një investigim me një titull shumë të fortë ku binte në sy një titull bombastik dhe mbi të gjitha fotot e Shehut dhe Kushnerit, përkrah njëri tjetrit, në bardh e zi, sikur të bëhej fjalë për dy eksponentë të mjedisi të errët. Por ajo që të tërhiqte më shumë vëmendjen në artikullin e WSJ, ishte një e dhënë tjetër.
SKANDAL NË ONKOLOGJIK! Errësirë dhe panik gjatë kimioterapisë
Një tjetër episod i rëndë ka tronditur themelet e shërbimit onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), duke nxjerrë sërish në pah vulnerabilitetin e skajshëm të pacientëve që luftojnë me sëmundjet tumorale.
Ambientet e këtij shërbimijetik janë zhytur në errësirë totale për rreth 15 minuta, pikërisht në momentin kur dhjetëra pacientë po i nënshtroheshin seancave të rënda të kimioterapisë. OSHEE kishte njoftuar ndërprerjen e energjisë por spitali më i madh në vend me tendera miliona lekë të zhvilluar për gjeneratorë ka dështuar duke i rrezikuar jetën pacientëve me kancer.
KLSH ngre alarmin te ministria e Gonxhes: Punime dhe pagesa pa leje në projekte publike
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një seri problematikash në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, të drejtuar nga Blendi Gonxhja, pas auditimit të zhvilluar në prill 2026. Gjetjet lidhen me zbatimin e projekteve publike, dokumentacionin teknik, lejet e ndërtimit dhe miratimet e detyrueshme. Në qendër të auditimit janë Mozaiku i Tiranës, Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve dhe Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura – Galeria e Arteve.
Rama me një këmbë te Trump, tjetrën te Soros? Darka në Dhërmi ngre pikëpyetje
Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe Alex Soros, djalit të miliarderit George Soros. Sipas raportimit, të dy janë takuar gjatë pushimeve të kryeministrit në jug të vendit dhe kanë darkuar së bashku në një restorant në Dhërmi. Prej disa ditësh qarkullonin informacione për një takim mes Ramës dhe Soros, ndërsa fillimisht ishte publikuar një fotografi e paqartë nga një gomone. Fotoja e re paraqitet si dëshmi më e drejtpërdrejtë e takimit mes tyre.