Lidhje


Skenarët e përsëritur/ Veliaj përdor mediat e huaja për të kërcënuar drejtësinë dhe Shqipërinë

Shkrimet e publikuara në mediat e huaja në mbrojtje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po nxjerrin më shumë në pah mënyrën se si po financohet dhe orkestrohet një fushatë e mirëfilltë PR-je ndërkombëtare.

 

Kjo fushatë shfaqet sa herë Erion Veliaj duhet të përballet me gjykatat, ka një seancë në Kushtetuese, GJKKO apo Administrative, fillojnë shkrimet. Së fundi pritet një vendim i Gjykatës së Lartë më 15 shtator, dhe filluan sulmet, kërcënimet apo publikimet me akuza kundër drejtësisë në mesin e pushimeve dhe vapës.

Read more ...


U bë i biri ministër, prindërit e Andis Sallës “kapin” tregun e pesticideve

Emërimi i Andis Sallës në krye të Ministrisë së Bujqësisë duket se ka sjellë një kthesë të fortë për biznesin familjar. Firma "Salla" sh.p.k., me bazë në Katund të Ri në Elbasan dhe në pronësi të prindërve të tij, Gëzim dhe Merita Salla, ka zgjeruar me shpejtësi aktivitetin në tregtimin e pesticideve dhe plehrave kimike gjatë 9 muajve të fundit.

 

Sipas të dhënave, shoqëria "Salla" sh.p.k., me objekt importin dhe tregtimin e farërave, fidanëve dhe makinerive bujqësore, për rreth 30 vite ka operuar vetëm në nivel pakice me fitime minimale prej 4 deri në 15 mijë lekësh në muaj. Madje, për periudhën 2023-2025, bilancet e deklaruara nga prindërit e ministrit raportonin humbje financiare nga 3 deri në 4 milionë lekë të reja.

 

Gjendja ka ndryshuar pas marrjes së postit ministror nga i biri. Subjekti i familjes Salla dyshohet se është përfshirë në tregtimin masiv të inputeve bujqësore përmes bashkëpunimit me kompani importuese monopol, duke shërbyer si ndërmjetës mes distributorëve të mëdhenj dhe tregtarëve rajonalë në zonën e Elbasanit e më gjerë.

 

Përveç ndërmjetësimit në tregun e pesticideve dhe plehrave kimike, ngrihen dyshime se prindërit e ministrit po luajnë rol ndërmjetësues edhe në procedurat administrative që mbulon Ministria e Bujqësisë. Ndër to përmenden tenderët publikë, fondet e financimit, projektet e investimeve, dhënia e tokave me koncesion dhe pajisja me licenca zyrtare.


Euro prek nivelin më të ulët historik: Këmbehet me 92 lekë

Euro ka prekur sot kuotën më të ulët të regjistruar ndonjëherë në tregun vendas, duke u këmbyer me vetëm 92 lekë. Të dhënat nga agjencitë e këmbimit valutor në të gjithë vendin konfirmojnë rënien e mëtejshme dhe të lirë të valutës europiane përballë monedhës kombëtare. Sipas ekspertëve, ky dobësim i vazhdueshëm i euros lidhet drejtpërdrejt me fluksin e madh të valutës që po hyn në Shqipëri.

 

Kjo rënie e skajshme ka ngritur dyshime të forta tek analistët ekonomikë mbi burimet e vërteta të këtyre flukseve masive të valutës që po mbytin tregun.

Read more ...


Shqipëria drejt zbrazjes: vetëm 1.19 milionë banorë në vitin 2100

 

Projeksionet e Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë një tkurrje të fortë demografike të Shqipërisë gjatë dekadave të ardhshme. Sipas World Population Prospects 2024, popullsia shqiptare arriti kulmin në 1992 me rreth 3.284 milionë banorë, ndërsa në skenarin e mesëm të OKB-së projektohet të zbresë në rreth 2.16 milionë në 2054 dhe vetëm 1.19 milionë në vitin 2100. Kjo do të nënkuptonte një rënie prej rreth 64% krahasuar me kulmin historik.

Read more ...


Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil trondit Portugalinë, qeveria ndjek hetimet

 

Qeveria portugeze ka reaguar pas vrasjes së një turisti 20-vjeçar në Ksamil, duke konfirmuar se po ndjek nga afër hetimet përmes ambasadës së Portugalisë në Romë dhe konsullatës së nderit në Tiranë. Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme, Raquel Trindade, tha për radion portugeze Renascença se Lisbona ende nuk ka marrë informacion zyrtar të plotë mbi dinamikën e ngjarjes dhe po bashkëpunon me autoritetet shqiptare dhe familjen e viktimës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG