Pedagogia e Elbasanit me SkyEcc, komunikime të vazhdueshme me bandën e Suel Çelës
Tre ditë më parë, Prokuroria e Posaçme (SPAK), lëshoi 21 masa sigurie për goditjen e bandës së Marjus Lulajt alias Suel Çelës në Elbasan, ku 18 prej tyre ishin “arrest me burg”, një avokate “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy gazetarë. Mbi këtë grup kriminal rëndojnë akuzat nga vrasjet tek korrupsion, e deri tek trafiku i lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Një prej personave të arrestuar është edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila kishte komunikime të vazhdueshme në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” me anëtarët e bandës së Suel Çelës, për të marrë një sërë vendimesh në favor të tyre, si dhe për të urdhëruar goditjen e gazetarëve që denoncojnë korrupsionin e saj.