Lidhje


Abuzime me “Sterilizimet”, Beqaj paraqitet në SPAK/ "Kusuret" e ish-ave të Ramës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Nuk dihet se pse ish-ministri është paraqitur në SPAK, ndërsa ndaj tij, me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën shpërdorim detyre. Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Read more ...


Florian Binaj braktis Adriatik Lapajn ende pa nisur mirë nga puna

Aktori Florian Binaj ishte një ndër emrat më të spikatur tek “Shqipëria bëhet” të Adriatik Lapajt. Por në një status në rrjetet sociale, ai ka lënë të kuptohet se do të tërhiqet nga ky angazhim për shkak se arti kërkon kohë dhe përkushtim, ndërsa pjesën tjetër të kohës ia merr familja. Humoristi është parë disa herë në protesta të ndryshme, por asnjëherë nuk është asociuar me një parti të veçantë.

Read more ...


Ish numri 2 i qeverise/Ahmetaj nga arratia akuzon Ramën dhe Veliajn

Me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po tenton ta bëjë kokë turku për të fshehur të vërtetat sipas tij “të llahtarshme” që fshihen pas inceneratorit të Tiranës, e duke drejtuar gishtin dhe ndaj kryebashkiakut të kryeqytett Erion Veliaj, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Drejtësisë shqiptare, u shfaq për herë të parë publikisht, mbrëmjen e së enjtes, në një intervistë të gjatë në televizionin SyriTV. Pa ofruar fakte apo prova të reja, por kryesisht bazuar në interpretime, ai foli për një prapavijë politike në veprimet e Prokurorisë së Posaçme e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime. Për herë të parë pranoi miqësinë e ngushtë me Mirel Mërtirin, emrin që sipas Prokurorisë qëndron pas tre impianteve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.

Read more ...


Përsëri Spitali Amerikan bashkëpunëtor në mashtrim /Punëtori i aksidentuar u trajtua në Spitalin Amerikan dhe Inspektoriati nuk u njoftua

Një fenomen mjaft i përhapur që lidhet me aksidentet në punë, është edhe fshehja apo mos-raportimi i episodeve.Kjo, heq përgjegjësitë nga kompanitë dhe pamundëson proceset e dëmshpërblimeve për të dëmtuarit apo familjarët e viktimave.Një rast i tillë është edhe aksidentimi në punë i shtetasit Përparim Kurti, i cili ra nga skela dhe iu rrezikua jeta. Çuditërisht ai nuk u dërgua te Spitali i Traumës, por tek spitali “Amerikan 1” që ndodhet ngjitur me spitalin shtetëror të specializuar pikërisht për këto dëmtime.

Read more ...


Vajza bullizohet nga shoku i klasës/ Drejtoresha : Ta zgjidhi babai i vajzës këtë punë

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi”, e cila sipas të ëmës prej 2 vitesh bullizohet nga shoku i klasës në mënyrë të vazhdueshme.Situatë e cila së fundmi ka shkuar në sharje në orën e mësimit, çka e ka prekur akoma më shumë vajzën. E ëma e të miturës ka treguar për gazetarët se është ankuar disa herë tek mësuesja kujdestare, por nuk është bërë asgjë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG