Dimri i vetmisë së madhe/ Rama s’e qas Veliajn as në Teatrin e Kukullave

Inagurimi sot i Teatrit të Kukullave nuk kishte asgjë të re nga shfaqjet e zakonshme që kemi parë prej Edi Ramës. Çfarë ra më shumë në sy ishte mungesa e Erion Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës i damkosur me dosjet e zeza të korrupsionit, që nuk linte asnjë rast pa u shfaqur në inagurimin e punëve publike të kryeqytetit, sot nuk ishte askund në sallën e ngushtë të teatrit.
Natyrisht që nuk varej nga dëshira e tij. Po të jetë për Veliajn ai ka treguar në të gjithë karrierën e tij se për shefin bën çdo gjë. Pranon të serviloset dhe të durojë poshtërimet e Ramës. Me siguri Veliajn nuk e kanë qasur në eventin e sotëm, nuk ka pasur një ftesë për të.