Lidhje


SHBA po ndjek në “mënyrë aktive” krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Mathew Miller tha se SHBA-ja ka procese të vazhdueshme të planifikimit të politikave për mënyrën më të mirë për ta çuar përpara krijimin e shtetit palestinez. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller, ka deklaruar se vendi i tij po ndjek në “mënyrë aktive” krijimin e një shteti të pavarur palestinez me “garanci reale të sigurisë” për Izraelin, transmeton Anadolu.

Read more ...


31-vjeçarja vdiq pas ndërhyrjes estetike, familjarët padisin mjekët e Spitalit Amerikan

Një ngjarje e rëndë u regjistruar në “Spitalin Amerikan 2” në Tiranë, ku 31-vjeçarja Irida Hasalla humbi jetën, një ditë pasi kreu një ndërhyrje estetike për humbjen nga pesha. E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë. Mësohet se familjarët e 31-vjeçares kanë depozituar një kallëzim në komisariatin nr. 4 ndaj mjekëve të spitalit, ku i akuzojnë për mjekim të pakujdesshëm.

Read more ...


Ajri në Tiranë deri 18 herë më i ndotur se mesatarja/ Studimi: Ndotja një prej shkaqeve të autzmit

Ajri që thithim në Tiranë është minimumi 7 herë dhe maksimumi 18 herë më i ndotur se një mesatare, që merret si njësi matëse nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky përfundim del me një matje të thjeshtë, të kryer nga anëtari i Akademisë së Shkencave, Besnik Bare, ish-kryetar i PS në Tiranë dhe ish-deputet që është ndalur në disa nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit për të matur nivelin e ndotjes dhe që e shfaqi këtë në emisionin Të Paekspozuarit. Përfundimi; qytetarët që banojnë në këto zona janë të ekspozuar ndaj helmeve që qarkullojnë në ajër në nivele alarmante.

Read more ...


Shumë shqiptarë rrezikojnë pensionin, dekurajimi në mesin e popullsisë ul ndjeshëm vitet e kontributit (sigurimeve)

Për të përfituar pension të plotë pleqërie në vitin 2023 duheshin 37.5 vite pune me sigurime të paguara, por ata që dolën në pension kishin mesatarisht vetëm 27 vite pune me sigurime. Personat që dolën në pension në vitin 2012 kishin paguar mesatarisht 34 vite sigurime dhe në vitin 2023 vetëm 27. Mosplotësimi i kriterit të viteve të punë me sigurime ul në mënyrë të jashtëzakonshme përfitimet nga pensioni. Me reformën e re të pensioneve që hyri në fuqi në vitin 2015 pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG