Lidhje


Raporti i PE për Shqipërinë: Kritika, presion ndaj votuesve dhe polarizim politik

 

Parlamenti Europian ka evidentuar një sërë problematikash në funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Në draft-raportin për vitin 2025 të hartuar nga Andreas Schieder, theksohet se ndonëse kuadri zgjedhor konsiderohet përgjithësisht i përshtatshëm për zhvillimin e zgjedhjeve konkurruese, mbeten shqetësime serioze për standardet në praktikë.

Read more ...


Kontrolle në burgun e Fushë-Krujës dhe Peqinit, sekuestrohen telefona celularë

Në kuadër të kontrolleve të befasishme dhe të intensifikuara në sistemin penitenciar, janë evidentuar dhe goditur raste të tjera të posedimit të sendeve të ndaluara.

Në burgun e Fushë Krujës, gjatë kontrollit në ambiente të jashtme, janë gjetur 3 telefona celularë. Ndërkohë, në IEVP Peqin, mbi bazën e informacioneve operative, Forcat e Drejtorisë së Policisë ushtruan kontroll, ku u evidentua dhe u sekuestrua 1 telefon celular.

 

“Në të dyja rastet janë kryer menjëherë veprimet procedurale përkatëse dhe është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve për veprime të mëtejshme procedurale.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje dhe me fokus të qartë në garantimin e sigurisë në sistemin penitenciar”, thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Burgjeve.


Përplasi për vdekje dy fëmijë, 57-vjeçari: Më vrisni, s’e meritoj të jetoj! Isha i dehur!

Është zbardhur dëshmia e 57-vjeçarit Nikoll Radaçi, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në lagjen nr. 15 në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,” – mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.

 

Sipas burimeve, 57-vjeçari është marrë dy herë në pyetje, pasi në momentin e parë nuk ka qenë në gjendje të japë një dëshmi të qartë për shkak të gjendjes së tij të rënduar.

Ndërkohë, fakti që e rëndon edhe më shumë situatën është se ai rezulton të ketë qenë problematik për banorët e zonës. Sipas dëshmive, ai shpesh lëvizte me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur në rrugët e lagjes, duke u bërë rrezik i vazhdueshëm.

 

Madje, vetëm një ditë para tragjedisë, një banor ka deklaruar se kishte shpëtuar për pak bashkë me nipin e tij 7-vjeçar, pasi Radaçi për pak i kishte përplasur me automjet.

Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari ishte ndëshkuar disa herë nga policia, ndërsa në të paktën dy raste i ishte hequr edhe leja e drejtimit për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

 

Aksidenti tragjik ndodhi mesditën e së dielës, kur tre fëmijë që po luanin në trotuar pranë banesave të tyre u përplasën nga automjeti tip “Benz ML” që drejtohej nga Radaçi. Si pasojë e goditjes së fortë, dy prej tyre humbën jetën, ndërsa i treti vijon të luftojë për jetën në Spitalin e Traumës.

Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik dhe ka ngritur sërish pikëpyetje të forta mbi sigurinë rrugore dhe masat ndaj drejtuesve që kapen në shkelje të rënda.

XS
SM
MD
LG