Lidhje


Mjekja tregon si morën ryshfet kolegët në Shqipëri per ti operuar babain: Doja të ishte gjallë

Mjekësia është kthyer në biznes. Edhe mjeket detyrohen të japin para tek koleget për të marre shërbimin e duhur mjekësor.Mjekja nga Gjermania Aurora Dollenberg tregon rastin vetjak. Edhe pse ajo vetë mjeke tregon se u detyrua të kontrollojë në çdo hap gjëndjen shëndetësore të babait të saj por dhe të dërgonte lekë nga Gjermania për të paguar kolegët.

Read more ...


Vetëvrasja e 18-vjeçares, prindërit e burrit: I erdhi nga shkolla, e kishim si vajzë

Arben Drajçi, një 24-vjeçar nga Lushnja u procedua penalisht nga policia, pasi bashkëshortja e tij 18-vjeçare i dha fund jetës duke u pirë fotoksinë. Shkak për vetvrasjen e vajzës 18-vjeçe dyshohet se janë bërë konfliktet e vazhdueshme që ajo ka patur në çift.Por në një prononcim për mediat prindërit e të riut, banorë në fshatin Çukas, kanë hedhur poshtë pretendimet se mbi vajzën e re ka pasur dhunë të ushtruar nga i biri.

Read more ...


“Ma bëj hallall o bir... "/ Vret veten shqiptarja në Greqi

Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetvarur.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ku më pas u gjet edhe trupi i viktimës. Në informacionet e sigurara nga gazetari i Top Channel, Artur Bibe, thuhet se policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit.

Read more ...


Humori i zi: Kur ologarku në fuqi tallet me 'ish ologarkun'

Humori i zi: Gjergj Luca në “arrest shtëpie”, mbështetësit e tij mblidhen poshtë ballkonit. Biznesmeni Gjergj Luca, ka improvizuar një skenë që e shohim çdo mbrëmje, poshtë ballkonit të Sali Berishës.“Nuk më lenë në baltë miqtë e mi edhe kur dënohem me arrest shtëpie". Nuk dihet sesa i ka paguar  punëtorët e tij në mënyrë që të brohorisnin me tallje Gjergjin, por ajo që dihet është se aktorët e humorit (Rezart Veleshnja) nuk shkojnë askund për të performuar pa përfituar shuma të majme, kjo ia shton tragjikomedinë situatës. 

Read more ...


Ahmetaj: Veliaj është pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Në një intervistë për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se një biznesmen shqiptaro-zviceran i quajtur Besim Hoxha ka 40% të inceneratorit. Në një intervistë për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se një biznesmen shqiptaro-zviceran i quajtur Besim Hoxha ka 40% të inceneratorit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG